De Bryune pranë Chelseas

Kevin De Bruyne është në prag të arritjes së një marrëveshje me Chelsean pas njoftimeve se ylli i Genkut ka kaluar testet mjekësore me klubin nga Premierliga.
Sipas medieve belge, De Bryune, 20 vjeç, do të nënshkruajë kontratë me Chelsean për pesë vite e gjysmë me vlerë prej 7 milionë funte.
Reprezentuesi belg pritet të qëndrojë në formë huazimi në Genk për pjesën e mbetur të sezonit para se t’i bashkohet gjigantit londinez për fillimin e edicionit të ri në Premierligë.