E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Gea e do të artën në Olimpiadë

David de Gea beson se Spanja mund të shkojë larg në Olimpiadë, duke triumfuar në turneun e futbollit, pasi dështoi ta bënte një gjë të tillë me Manchester Unitedin në Premierligë, sezonin që shkoi.

“Dëshiroj ta mbyll sezonin duke fituar medalje të artë dhe ta harroj fundin e sezonit në Premierligë. Është normale që njerëzit na shohin favoritë, sepse Spanja po dominon në futboll. Ne e pëlqejmë presionin, sepse ajo na ngrit lart. Ne të gjithë ëndërrojmë medalje të artë, por e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Janë shumë ekipe që janë të uritur për këtë turne”, ka thënë portieri spanjoll për goal.com. Ai foli edhe për zhgënjimin që pati në sezonin e parë në Angli, pasi ishte transferuar nga Atletico Madridi, për ta zëvendësuar Van der Sarin.

“Është e pabesueshme se sa afër ishim ta fitonim titullin. Duhet ta harrojmë atë dhe të fokusohemi në sezonin e ri. Edhe pse ende nuk kam fituar tituj, kam mendime pozitive për sezonin e parë në Angli. Kam mësuar shumë dhe kam bërë përparime. Sezonin e ardhshëm synojmë ta fitojmë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve”, vazhdoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›