E Diel, 1 Nëntor 2026

El Shaarawy vazhdon me Milanin

Stephan El Shaarawy e ka vazhduar bashkëpunimin me Milanin. Futbollisti me prejardhje egjiptiane e ka nënshkruar kontratën e re, e cila do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2017. “Jam i lumtur që e vazhdova kontratën.

Sezonin e ardhshëm shpresoj të jem më i dobishëm. Uroj të kem më shumë hapësira dhe të luaj më shumë. Të bëhem bashkëlojtar me Kakan në Milan do të ishte një ëndërr, sepse gjithmonë ka qenë i pëlqyeri im”, shpjegon ‘Faraoni’ për uebfaqen Gazzetta.it. Ish futbollisti i Genoas ka zhvilluar 28 ndeshje sezonin e kaluar, duke realizuar 4 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›