Kompany, kontratë të re me Cityn

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka nënshkruar kontratë të re gjashtëvjeçare me kampionin e Premierligës. 26 vjeçari, i cili e udhëhoqi Cityn sezonin e kaluar drejt titullit të kampionit, është i lumtur që do të qëndrojë për një kohë të gjatë tek ‘Citizens.
“Për mua, nëse ia kalon mirë diku, nuk ka arsye të largohesh. Man City është projekti që më përshtatet më së shumti. Jam këtu nga fillimi dhe kam parë gjithçka ka ndërruar në këtë klub. Ndiej se kam kontribuuar edhe unë. Është ndjenjë e mirë ta kuptoj se do të jem në City edhe për gjashtë vjet. Është kompliment që klubi më beson aq shumë”, tha mbrojtësi belg për uebfaqen zyrtare të klubit.