E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithmonë e kam dashur Juventusin

Sebastian Giovinco insiston se nuk është ndalur kurrë së dashuri Juventusin, duke shtuar se rikthimi në ekipin e vegjëlisë, ishte një ëndërr që u bë realitet. 25 vjeçari është produkt i akademisë së Bianconeri, por u largua në drejtim të Parmës në vitin 2010, pasi dështoi të zinte vend në formacionin bazë.

“Gjithmonë kam punuar shumë dhe rikthimi në Juventus është një ëndërr. Kurrë nuk jam ndalur së dashuri Juventusin. Dhe, rikthimi një vit pasi ekipi e fitoi Scudetton, është një ëndërr që u bë realitet. Për mua, bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi. Është e jashtëzakonshme të luash për njërin prej ekipeve më të mira në botë”, përfundoi 25 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›