E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Gea i lumtur në Man Utd

Portieri David de Gea ka insistuar se është i lumtur në Manchester United dhe nuk mendon të kthehet në Spanjë.

21 vjeçari iu bashkua Unitedit nga Atletico Madrid në verën e vitit 2011 por ende nuk ka siguruar statusin e titullarit në Old Trafford. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk ka problem të luftojë për një vend në formacionin bazë dhe nuk synon të kthehet në vendlindje.

“Jam i lumtur në United dhe nuk mendoj të kthehem në Spanjë”, deklaroi De Gea për The Sun. “Kam pranuar këtë sfidë dhe dua të përmirësohem si profesionist. Lufta për një vend është sfidë shtesë dhe motiv për të luajtur mirë”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›