Neuer, pasardhës i Casillasit

Manuel Neuer është ëndrra e Real Madridit për pasardhës të Iker Casillasit në portën e gjigantit spanjoll, ka njoftuar e përditshmja gjermane Bild të hënën.
Tashmë disa javë qarkullojnë spekulime se Reali ka filluar kërkimin për pasardhësin e Casillasit dhe në të kaluarën janë përmendur emra më pak të njohur nga La Liga.
Mirëpo, Bild ka raportuar se gjiganti nga Santiago Bernabeu është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për portierin e Bayern Munichut i cili ka kontratë me gjigantin bavarez deri në qershor 2016.