E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Gea mohon kalimin në Man Utd

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 16:49

Portieri i Atletico Madridit, David de Gea ka insistuar se asnjë marrëveshje nuk është arritur rreth transferimit të mundshëm të tij në Manchester United.

20 vjeçari ka mohuar spekulimet se tashmë ka arritur marrëveshje për transferim në Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës.

“Nuk kam nënshkruar asgjë. Jam i lumtur këtu dhe kam kontratë deri më 2013. Synojmë të kualifikohemi për në Evropë dhe pas përfundimit të ligës, do të shohim. Deri në fund të sezonit nuk do të vendoset asgjë”, tha De Gea gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›