Shpresat, sot kundër Bjellorusisë Bushati: Në Durrës, për rezultat
Pas paraqitjes pozitive gjatë fundjavës që kaloi me Austrinë, përfaqësuesja Under-21 e Shqipërisë zbret sërish në fushë. Në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, skuadra e drejtuar nga Artan Bushati do të luajnë kundër një tjetre skuadre të fortë në Grupin 10 eliminator, Bjellorusisë. Drejtuesi i stolit kuqezi thekson se edhe në sfidën që starton sot në orën 14:00, Shpresat do të hyjnë në fushë për rezultat pozitiv, ku objektivi kryesor është fitorja. "E kam theksuar edhe më parë që Bjellorusia nuk është një skuadër e dobët. Përkundrazi, ajo është në të njëjtin nivel si Austria dhe këtë e tregojnë pozitat në klasifikim, ku ndodhen në vendin e tretë, me 9 pikë në katër ndeshje", deklaroi Bushati. "Megjithatë, pas barazimit dhe lojës së mirë që treguam të premten kundër Austrisë, skuadra është e motivuar dhe kërkon të bëjë një tjetër paraqitje në nivele të kënaqshme. Luajmë për rezultat pozitiv dhe natyrisht që do të hyjmë në fushën e lojës për të marrë tri pikë dhe për të rregulluar pozitat tona në këto eliminatore".
Frika e vetme duket se është forma fizike e skuadrës. Trajneri shkodran shton ndër të tjera se me Bjellorusinë, 21-vjeçarët shqiptarë i pret një test i mirë edhe për të parë nëse janë në gjendje të zhvillojnë dy ndeshje radhazi në nivele të larta. "Në Shqipëri është e vështirë të gjesh futbollistë që mund t‘i shërbejnë Kombëtares U-21, kjo edhe për faktin se skuadrat e Kategorisë Superiore nuk mendojnë të punojnë me të rinjtë. Edhe ata lojtarë që militojnë me klube elitare kanë pak hapësira dhe normalisht nuk mund të jenë në formën optimale", ishte vëzhgimi i trajnerit. Por, një plus i madh për sfidën e sotme është kthimi te Shpresat i katër elementëve të Kombëtares "A". Vetëm pak orë pasi mbërritën në Shqipëri nga Estonia, portieri Samir Ujkani, mbrojtësi Franc Veliu dhe mesfushorët Jahmir Hyka e Emilian Vila kanë zhvilluar dje stërvitjen e parë me kuqezinjtë e vegjël. "Të katërt këta lojtarë do t‘i shërbejnë shumë skuadrës. Natyrisht që do të ketë ndryshime nga formacioni që luajti me Austrinë, pasi tashmë konkurrenca është më e madhe, por preferoj t‘i mbaj sportistët të karikuar deri në fund dhe titullarët do të bëhen publikë vetëm pak përpara ndeshjes", përfundoi trajneri.
e. kodheli