E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leo Mesi kërkon Uejn Runin në finale

Dëshira

Lionel Mesi, lojtari kryesor i Argjentinës, thotë se dëshiron që të përballet me Uejn Runin në finalen e Kupës së Botës 2010. Ylli i Barcelonës përjetoi një sezon të jashtëzakonshëm në “Kamp Nou”, ku me 34 golat e shënuar në kampionat, ndihmoi skuadrën e Pep Guardiolës të fitonte titullin në La Liga. 22-vjeçari synon që me formën e tij të ndihmojë përfaqësuesen e Diego Armando Maradonës, e cila luan në Grupin B me Greqinë, Nigerinë dhe Korenë e Jugut. Për sa i takon finales, Mesi dëshiron që si kundërshtarë të ketë Anglinë e Uejn Runit. Ai tha: “Do të ishte shumë e bukur të kisha si kundërshtar Runin, edhe pse në fushë, ne luajmë në krahët e kundërt. Anglia është një skuadër e balancuar, me lojtarë si Stiven Xherard dhe Frenk Lampard, por mendoj se lojtari i tyre kryesor do të jetë sulmuesi i Junajtid. Do të më pëlqente të luaja kundër tij në finalen e Botërorit”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›