E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rosi sfidon Xherradin: Është idhulli im!

Përgatiti: Erion ABULE

Mesfushori axurr është gati për ndeshjen çerekfinale kundër luanëve: Nuk janë pa përvojë. Hodgson e njeh mirë futbollin tonë. Baloteli? Mario duhet të rritet…

Afrimi i Italisë në sfidën me Anglinë, vazhdon në emër të Mario Balotelit. Shfryrja pas golit me Irlandën ka krijuar polemika të reja për sjelljen  tij: E shoh të qetë dhe aspak jashtë grupit, – tha De Rosi në konferencë shtypi. Tani është 21-22 vjeç nuk është më i vogël, duhet të rritet, të marrë përgjegjësitë e tij.

ANTI-BALOTELI Duket se goli i parë në Europian ka pasur një efekt ndryshe. Ai për të nxjerrë krenarinë e Balotelit dhe të gjitha problemet që e ndjekin. Ose ndoshta jo, sepse mbi këtë gjë De Rosi është i qartë:

Nuk më duket se Baloteli është jashtë skuadrës. Mund të jetë më pak pjesëmarrës ndonjëherë, por kjo mund të vlejë për të gjithë dhe për të tjerët që qëndrojnë në stol. Por unë e shoh të qetë. A mund të ndërhyj? Unë jam këtu për të fituar Europianin, për gjëra të tilla mendon trajneri.

Dhe nëse do të isha si ai, do të doja të trajtohesha si të tjerët. Unë në moshën e tij luajta në Botëror dhe asnjë nuk polemizoi kur i dhashë atë bërryl (MekBrixhit në ndeshjen e dytë kundër SHBA-ve). Janë gjëra që të formojnë dhe të përforcojnë karakterin.

Baloteli po, Baloteli jo. Çështja do të vazhdojë deri në fundjavë.

ZGJEDHJE Me Anglinë, Prandeli duhet të ndryshojë formacionin dhe mungesa e Kielinit do të ndikojë në zgjedhje. Edhe De Rosi e sheh veten jashtë shpjegimeve të mundshme taktike.

Thuhet shpesh që vendos trajneri, por këtë herë ka më shumë ditë për ta përgatitur ndeshjen. Në të vërtetë nuk e di se ku do të luaj. Atyre që e pyesin për një mungesë përshtatjeje me Pirlon në mesfushë, De Rosi u përgjigjet:

Pa përputhshmëria vërehet kur gjërat nuk shkojnë mirë. Andrea është një futbollist i mrekullueshëm, vendimtar në të gjitha skuadrat ku ka luajtur dhe i tillë ka qenë edhe në këtë Europian. Nëse nuk luaj në rolin tim natyral, ndodh sepse, aty luan mesfushori më i fortë i dhjetë viteve të fundit.

IDHULL E pashmangshme ndonjë konsideratë edhe për kundërshtarin: Anglinë nuk është se po e zbulojmë tani. Pastaj kjo ndeshje ka lidhje me Italinë, edhe Hodgson ka përvojë në futbollin tonë, – shpjegon romanisti. Nuk janë skuadër pa përvojë.

Xherrard ka qenë gjithnjë idhulli im, por janë të shumtë lojtarët e rrezikshëm. Në respekt të plotë për trajnerin e tyre aktual, theksoj që Kapelo ka qenë dhe është një vlerë e shtuar për çdo skuadër.

TIFOZE Në fund një mbyllje për tifozët italianë, të cilët nuk kanë qenë të shumtë në numër në ndeshjet në grupe në Poloni: Kush ka mundësi, mund ta bëjë një udhëtim në një periudhë kaq historike, – komenton De Rosi. Të zhvendosesh në masë siç bëjnë anglezët është e vështirë.

Në Gjermani ishim shumë, por sepse kishte shumë emigrantë. Ishin shumë dhe dukej sikur luanim në shtëpi. Ne shpresojmë të vazhdojmë të luajmë mirë për ti dhënë një tjetër injeksion entuziazmi. Ndoshta nëse kualifikohemi, mund të kemi edhe më shumë tifozë në gjysmëfinale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›