E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks, vijon zbulimet

Kush shpreson që të gjejë numirin e telefonit të Papa Benediktit të 16-të, do të zhgënjehet. Por nëse doni të flisni me dekanin e Kolegjit Kardinal, ateherë numrin e keni të saktë. Në një nga kabllogramët e publikuar nga Wikileaks, në direktorinë të paklasifikueshme, që do të thotë sekret, tregohen numrat e telefonave të disa nga figurave drejtuese më të rëndësishme të Vatikanit, të cilat ndodheshin në duart e Ambasadës Amerikane në Itali. Megjithatë bëhet fjalë për numra fiks dhe asnjë prej tyre nuk është celular. Të gjithë numrat janë të kontrolluar nga centralistë apo asistentë. Ndërkohë që duke parë publikimet mund të thuhet se marrëdhëniet e Ambasadës Amerikane nuk kanë qënë nga më të mirat me Vatikanin.
 

Në realitet, bëhet fjalë për disa numra të dalë nga një kablogram origjinal, të cilat mund të gjenden lehtësisht në buletinet vjetore të Vatikanit. Njëri nga numrat e publikuar është ai i centralit të Vatikanit, e që nëse i telefonon, përgjigjet "Vatikani, mirmëngjes", ndërkohë që një tjetër që tregohet si numri i rezidencës së kishës katolike, sot i përket prefekturës. Por në vitin 2004, vit në të cilin i përket edhe dokumenti, telefonatat e ambasadës, të cilat kishin për qëllim të flisnin direkt me Papën priteshin nga zëdhënësi i Selise së Shenjtë, ndërkohë që ky i fundit i përgjigjej se ky është një numër i përgjithshëm i Vatikanit.
 

"Për më shumë, më vjen keq, por nuk mund tju jap informacion" është përgjigjia e zëdhënësit. Duket se kësaj rradhe, publikimi i këtij kabllogrami nuk është dhe aq sekret sa ç`duket.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›