E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthim me probleme për Shalën

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 12:08

Rikthimi në Lugano i Rijat Shalës nuk ka qenë më i miri. Atë nuk e priste vetëm skuadra e tij e re, në të cilën kishte luajtur në periudhën 2000-03, por edhe policia.

Pasi e la Novarën, me të cilën kishte arritur në Serie A italiane, futbollisti kosovar ka vendosur të kthehet në Zvicër në kërkim të ri-ngritjes si lojtar dhe me objektivin që ta ndihmojë ekipin e ri të rikthehet në Superligën zvicerane.

Ai u kthye në vendin ku u rrit, por menjëherë hasi në probleme me gjyqin. Ai kishte dy dënime penale dhe ishte gjobitur më parë me 70 mijë franga, të cilat nuk i kishte paguar kurrë.

Borxhi është larë (ndoshta këtë e ka bërë klubi bardh e zi), ngase në të kundërtën, 27 vjeçari do të burgosej me 4 muaj. Pasi i zgjodhi problemet gjyqësore, Shala mund të kthehet dhe të koncentrohet në skuadrën e re, me të cilën pret rezultate të mëdha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›