PSG rrezikon Europen

Paris Seint Zhermen do ta mbyllë sezonin 2011-2012 me një humbje që përllogaritet në rreth 100 milionë euro. Lajmi nuk është aspak i mirë në prag të hyrjes në fuqi të “fair-play”-it financiar, pasi klubi francez rrezikon seriozisht penalizime nga UEFA në vitin 2014.
E përditshmja “Le Parisien” bëri të ditur se klubi i kryeqytetit francez e kishte të qartë se bilanci do të ishte negativ, megjithatë jo deri në këtë pikë. Sheikët që kanë në pronësi PSG-në kishin llogaritur “vetëm” 40 milionë euro humbje, por në muajt e fundit situata është përkeqësuar në mënyrë të dukshme.
Largimi i trajnerit Kombuar, që kushtoi rreth 4 milionë euro, emërimi i Karlo Ançelotit, me rrogë afro 7 milionë euro, blerjet e Maksuell, Aleks dhe Tiago Motës, për një total prej 19,5 milionë eurosh, stafi prej 15 personash dhe shpërblimi prej 500 mijë euro për lojtar në rast të fitimit të titullit në Francë ishin arsyet që ndikuan në humbjet kolosale.
Afrimi i rregullave të “fair play”-t financiar do të detyrojnë klubin parizien të shkurtojë shpenzimet, në të kundërt rrezikohen sanksione, madje edhe përjashtimi nga kupat e Europës.
Megjithatë, për të përmirësuar situatën mund të ndikojë shitja e të drejtave televizive të Ligës së Parë franceze te “Al Jazeera”. Falë të ardhurave nga rrjeti prestigjioz arab, ku pronari i PSG-së, trashëgimtari i fronit të Kararit, Al Tani është një aksioner i rëndësishëm, klubi mund të riparojë bilancin, e madje të realizojë përforëcime të mëdha, ku objektivat janë dyshja e Realit të Madridit, fantazisti Kaka dhe mbrojtësi Pepe.