E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e emrit, Drucas: Greqia nuk heqë dorë nga qëndrimi

Greqia nuk heq dorë nga pozicioni e saj për çështjen e emrit. Kështu u shpreh për gazetën greke “Elefterotipia”, Zv/Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Drucas, në komentin e tij ndaj deklaratës së Kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Sipas tij, pozicioni i Athinës është mjaft i qartë dhe i pandryshueshëm; emër me prapashtesë gjeografike për përdorim të përgjithshëm. Drucas thekson se një pozicioni i tillë është pranuar nga shumica e partive politike në Greqi dhe njëkohësisht është kompromis që dëshmon gatishmërinë e Athinës për arritjen e një zgjidhjeje, ndërsa i ka bërë thirrje Shkupit që të ndërmarrë përfundimisht hapin e duhur për arritjen e një kompromisi.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›