E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e KiE, maxhoranca dhe opozita qendrime të ndryshme

Mazhoranca dhe opozita te perfaqesuara ne delegacionin shqiptar prane asamblese se Keshillit te Europes e lexuan ne menyra te ndryshme deklaraten e Byrose se ketij institucioni per situaten politike ne Shqiperi. Ne nje prononcim telefonik per Alsat, deputetja demokrate Lajla Pernaska, tha se kjo deklarate i sugjeron edhe nje here opozites ate qe vete kreu i mazhorances Berisha ka bere per dergimin e ceshtjes se kutive ne Gjykaten Kushtetuese.

"Edhe njehere kjo deklarate perserit kete thirrje dhe i kujton zotit Rama kete instrument shume te rendesishem qe mund ta perdori dhe ne rastin konkret brenda kuadrit te pretendimeve dhe preteksteve te here pas hershme qe ai nxjerr per sa i perket transparences se zgjedhjeve", tha Lajla Pernaska, anetare e Delegacionit shqiptar ne Asamblene parlamentare te KE.

Nderkohe sipas perfaqesuesit socialist ne kete delegacion Arben Ahmetaj, thote se selia roze nuk ka ndermend te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese intepretimin e kerkeses per hapjen e kutive dhe se sugjerimi i deklarates se Byrose eshte qe vete ky institucion ta ndermarre nje hap te tille…

"Nga Byroja Parlamentare i kerkohet qarte qe gjykata kushtetuese ta inicioje nje kerkese te kesaj natyre dhe ne fakt duhet te jete pala qe beson se kjo eshte nje iniciative antikushtetuese qe duhet te veje atje. Ndersa opozita ka ne te drejten e vet te krijoje nje komision pa limite, pa kufizime per transparence te plote dhe hapje kutish", thote Arben Ahmetaj, anetar i Delegacionit shqiptar ne Asamblene parlamentare te KE.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›