Kosovë, serbët protestë për celularët

Operacioni i eliminimit të operatorëve ilegal të telefonisë celulare nga Serbia ka përfunduar me sukses në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës. Kështu u shpreh kryetari i ART-së,Ekrem Hoxha,në komunikimin e parë me mediat pas eliminimit të 26 antenave që shfrytëzoheshin nga operatorët ilegalë të telefonisë celulare serbe.
"Me 23 dhe 24 ART ka ndërmarrë veprimin për eliminimin e operatorëve të palicencuar, ilegal në telefonisë mobile. Aksioni ka pasur shtrirje në gjithë territorin e Republikës ës Kosovës, pa përfshirë këtu pjesën veriore të Mitrovicës.Gjithsej ka qenë plani 28 stacione bazë të eliminohen, ndërsa janë eliminuar 26 prej tyre", thotë Ekrem Hoxha, kryetar i ART-së.
Ndërkohë serbët e pakënaqur me bllokimin e operatorëve ilegalë serbë protestuan në të gjitha enklavat serbe në Kosovë. "Qëllimi I gjithë kësaj është fillimi i shpërnguljes tonë dhe kjo ndodh në momentin kur ne po mundohemi që të vazhdojmë të qëndrojmë në këto territore", tha Rada Trajkoviç, politikane Serbe në Graçanicë.
"Kjo gjë e pengon shumë qeverinë e Kosovës sepse nuk ka mundësi që t’ju tregojë fuqive botërore që serbët e Kosovës e kanë pranuar pavarësinë e shtetit i cili nuk ekziston", u shpreh Goran Arsiç, përfaqësues i Strukturave Paralele Serbe në Graçanicë.
"E dini edhe ju pse po protestojmë.Na i kanë mbyllur operatorët e telefonisë celulare", tha një protestues. Pas heqjes nga funksionimi të operatorëve ilegal të Beogradit,serbët e Kosovës janë hakmarrë menjëherë.Një antenë e operatorit IPKO në Rudar të Zveçanit është hedhur në erë me eksploziv ndërsa janë nxjerrë jashtë funksionit i disa antena operatorit Vala në qytetin e Shtërpcës.
Bul Salihu < I mëparshmi