Gjimnazistja arratiset me të dashurin
28/03/2005 Fqinjët e panë në mëngjes. Fshinte oborrin, e veshur me rroba të shtrenjta
TIRANË- Zhduket nga shtëpia e saj me të dashurin një vajzë nga fshati Bërcullë i rrethit të Tiranës. Burime nga komisariati numër 2 bënë të ditur se në orët e para të mëngjesit të djeshëm në ambientet e brendshme të rajonit është paraqitur një grua rreth të pesëdhjetave, e cila u ka lënë në dorë oficerëve të rojes denoncimin për humbjen e vajzës së saj, Liljana Velollarit. Sipas burimeve të këtij komisariati kanë qenë orët e pasdites së djeshme, kur u regjistrua denoncimi për humbjen e saj. Vajza është 17 vjecce dhe vazhdon studimet në gjimnazin e fshatit, ndërsa nëna e saj nuk ka thënë asnjë detaj tjetër që mund të ndihmonte inspektorët e kriminalistikës në hetimet e mëtejshme rreth kësaj ngjarjeje. Deri tani dihen vetëm disa fakte të vogla, të cilat nuk përbëjnë ndonjë provë të rëndësishme për ekspertët, të cilët gjithësesi kanë filluar kërkimet, të cilat në fazën e tyre të parë kanë konsistuar në pyetjen e të gjithë të afërmve të saj. Një nga këto të dhëna është emri Luan Duka, i cili sipas burimeve policore është i dashuri i Liljanës. Ai, sipas ekspertëve të kriminalistikës mund të ketë ikur me vajzën, ndonëse nuk dihet ende fakti që Liljana ka ikur me dëshirën e saj apo me dhunë.
Zhdukja
"Vajza ime sot nuk kishte shkollë dhe gjatë mëngjesit ishte në shtëpi. Aty rreth orës 10.00 askush nuk po e shihte më vërdallë. Pyetëm të gjithë kushërinjtë dhe fqinjët por askush nuk e kishte parë. Ju lutem të ma gjeni"-u ka thënë nëna e Liljanës oficerëve të rojes, të cilët më pas regjistruan edhe denoncimin në dosjet e shumta të këtij komisariati. Sipas saj askush nuk e ka parë teksa dilte nga fshati. Burimet policore thanë se fqinjët e kishin parë Liljanën duke fshirë oborrin me rroba të pastra e të shtrenjta dhe jo me veshje shtëpie.
Pistat
Nga burimet e policisë mësohet se nëna e 17-vjeccares është pyetur edhe rreth faktit nëse vajza kishte të dashur, sepse nga eksperienca të tilla ekspertët kanë përcaktuar se në disa nga rastet të dashurit shërbejnë si pika të forta mbështetjeje për vajza të mërzitura nga mardhëniet me prindërit a anëtarë të tjerë të familjes. Përvecc
Liljanës policia po kërkon edhe Luan Dukën, të dashurin e saj. Në fakt ky është dyshimi kryesor i inspektorëve, pas mbledhjes së disa të dhënave operative. Një tjetër pistë mbi të cilën po heton paraprakisht policia është ajo e mosmarrëveshjeve në familje, ndonëse asgjë nuk është përcaktuar përfundimisht. Përvecc Tiranës policia i ka shtrirë kërkimet edhe në disa rrethe të tjera, ku ka shpërndarë edhe fotografitë e të kërkuarve. Përvecc territorit të Shqipërisë, sipas burimeve policore, janë vënë në dijeni të gjitha pikat kufitare, me qëllimin e pakësimit të mundësisë së arratisjes së tyre jashtë shtetit.
Në një vit pesë gra të zhdukura
Irena Seli u zhduk në rrethana të mistershme në sheshin e trageteve në Durrës, teksa kthehej nga Italia me të shoqin, Agim Mushën. Megjithë kërkimet e policisë dhe hetimet e Prokurorisë, nëna e dy fëmijëve nuk është gjetur ende.
Më tej me Mimoza Susaj, 27-vjeçarja me katër fëmijë, nga 10 deri në 1 vjeç, u largua nga shtëpia e të vëllait, ku qëndronte e fshehur nga mëria e të shoqit. Susaj u gjet së bashku me vocërrakët pak ditë më pas, në misionin e bamirësisë "Nënë Tereza".
E treta në listë ishte Anila Hysenllari. Një konflikt me të atin, mjaftoi që vajza të arratisej nga shtëpia. Pak ditë pas denoncimit, ajo u rikthye sërish pranë gjirit të familjes së saj, ku u bashkua me të afërmit.
Si të mos mjaftonin këto 3 raste, në Tropojë u regjistrua dhe një rast tjetër syresh. Një grua, nënë e 3 fëmijëve, ishte larguar disa ditë nga shtëpia, pas keqtrajtimit të të shoqit. Denoncimin për humbjen e bëri i vëllai, me banim në Tiranë.