Operacioni i rrallë. Operohet në zemër fëmija 9-muajsh
Ka vetëm nëntë muaj që ka ardhur në jetë, dhe është fëmija i parë me peshë më të vogël , që ishtë nënshtruar një operacioni të vështirë në zemër. Arlindi nga qyteti i Beratit, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij kishte një problem të rëndë në organin që mban në jetë cdo njeri. Në cdo minutë që Arlindi kalonte e rritej, shuheshin mundësitë që ndërhyrja nga mjekët të kishte efekt. E ëma, Valentina, tregon disa nga detajet se si mësoi që fëmija që solli në jetë nuk ishte i shëndetshëm dhe cdo ditë që kalonte zbehte shpresat.
"Kalonte shpesh herë në të ftohtë djali dhe dyshonin që ishte një problem në zemër dhe mjekët në Berat na nisën këtu pastaj. Besim patëm te mjekët shqiptarë po prapë pritëm që të vinte ekipi italian që asistuan bashkë me kirurgun", rrëfen e ëma, Valentina.
Por do të ishin mjekët shqiptarë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe ata italianë, që do ti shpëtonin Arlindit jetën dhe të kryenin operacionin e parë të një fëmije nën një vjec me peshë vetëm 5 kilogramë.
"Ne kemi përzgjedhur rastet të cilat ishin më të vështira, kryesisht të moshës nën 1 vjec dhe me defekte të rënda në zemër, sepse pjesën tjetër e realizojnë mjekët tanë me shumë sukses. Një nga këto raste ishte dhe Arlindi, i cili ka ardhur dhe është diagnostikuar në shërbimin tonë, të kardiopediatrisë, me një defekt një cik të rëndë në zemër dhe që duhej ndërhyrja kirurgjikale sa më e shpejtë për ti shpëtuar jetën. Sepse nëse ky fëmijë nuk do të operohej në këtë moment, më tej do të ishte tepër vonë dhe do të bëhej i paoperueshëm. Duke përfituar dhe nga ardhja e kolegëve tanë ne realizuam një bashkëpunim, një ndërhyrje kirurgjikale ndihmëse duke i shpëtuar atij jetën dhe duke pritur në një moment të dytë dhe ndërhyrjen e dytë kirurgjikale. Ndihet një ndryshim klinik i Arlindit në drejtim të rregullimit të punës së zemrës të mushkrive etj. Arlindi ishte fëmija me peshë më të vogël që u operua, rreth 5 kg. Një ndërhyrje e tillë dhe në këtë peshë nuk ishte realizuar më përpara", thotë kardiopediatra, Numila Kuneshko. "Jam shumë e lumtur që Arlindin e kam mirë", e ëma e Arlindit të vogël.
Tashmë Arlindi gëzon shëndet të mirë, por do ti duhet dhe operacioni i dytë për të qenë njësoj si fëmijët e tjerë e për të luajtur me motrën e tij më të madhe 5-vjecare. Si Arlindi, ka dhe shumë fëmijë të tjerë të vegjël që i janë nënshtruar operacioneve të vështira në zemër, të cilat më parë ishte e pamundur të realizoheshin.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi