E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e kazinose, ne kerkim 31-vjecari

KAVAJE - Identifikohet nje nga grabitesit e kazinose, te ndodhur pak dite me pare ne Kavaje. Policia e Tiranes, beri te ditur dje se nje nga te dyshuarit si autor i kesaj vjedhjeje dhe me pas i makines tip "Mercedez Benz C Klas", dyshohet se eshte Marko (Artan) Kumaraku 31 vjec, i lindur ne Uren Vajgurore. Kazinoja u grabit me arme rreth ores 04:00, ne lagjen 2 Kavaje, ne krah te autostrades, nga persona prej te cileve vetem njeri eshte identifikuar. Pika e lojerave te fatit eshte ne pronesi te Rubin Licas 28 vjec. Kane qene tre persona qe kane hyre ne ambientet e kazinose dhe nen kercenimin e armeve kane marre shumen e 75 mije lekeve, kamerierit te lokalit Erjon Hajdini, 25 vjec te cilit me pas i kane marre dhe celesat e mjetit te tij tip "Mercedez-Benz C klas", me targa TR 9732 F. Makina u gjet e braktisur ne Lushnje. Menjehere policia nisi hetimet ne lidhje me kete grabitje dhe mundi te identifikoje vetem njerin nga te dyshuarit si grabites i maskuar. Ai eshte Marko (Artan) Kumaraku, lindur dhe banues ne Uren-Vajgurore. Policia tha se eshte duke u punuar per identifikimin e dy autoreve te tjere, bashkepunetore te 31-vjecarit. Grabitja e dyfishte ndodhi ne oret e para te mengjesit te disa diteve me pare. Fillimisht kazinoja ka rene pre e grabitjes se dhunshme dhe me pas eshte marre makina per tu arratisur.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›