Debat mbi Skënderbeun apo biznes me denigrimin e figurave të shquara?
Nga Sadik BEJKO
Dy gazeta të përditshme (Shqip e datës 28 mars dhe 55 e datës 29 mars) sjellin shqetësimet që ka ngjallur në Shqipëri dhe në Zvicër financimi prej Konfederatës Zvicerane i përkthimit dhe i botimit në shqip prej Ardian Klosit të veprës së historianit O. Shmitt mbi Skënderbeun. Një shkrim i gazetës së përditshme të Gjenevës, 24 orë, shkruar nga Laurent Guiraud, më 26 mars njofton se nga Departamenti i Punëve të Jashtme të Zvicrës, nëpërmjet projektit për demokratizim dhe decentralizim, A. Klosit i qenkan dhënë 12 mijë franga (rreth 10 mijë dollarë), për përkthimin dhe shtypjen e 1000 kopjeve të para të veprës së O. Shmitt-it. Gazetari Laurent Guiraud, jo pa ironi, shkruan se Konfederata del e implikuar: paska marrë përsipër rolin e mësueses së historisë me një libër që në Shqipëri ka shkaktuar skandal. Zëdhënësi i Departamentit të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Andreas Stauffer, pohon se shuma prej 12 mijë frangash është dhënë si pjesë e fondit të Bashkëpunimit Zviceran me Shqipërinë dhe shton se përkthimi i librit, përmbajtjen e të cilit ata nuk e njihnin, në Shqipëri ka ngjallur një valë zemërimi.
Këtë sensibilizim në shtypin dhe në qarqet zyrtare zvicerane e ka nxitur z. Astrit Leka, personalitet që ka dhënë një kontribut të shënuar për njohjen e vlerave të Shqipërisë në Europë e më gjerë. Me ndikimin e tij në Zvicër është ngritur një shtatore e Skënderbeut dhe po punohet që shtatore të tilla të ngrihen edhe në sheshe të qyteteve të tjera në botë.
I indinjuar nga vepra e O. Shmitt-it, z. A. Leka do të ankohet zyrtarisht pranë autoriteteve zvicerane që financuan një libër të tillë, një libër përçmues për Skënderbeun. Me botimin e këtyre shkrimeve në gazetat shqiptare dhe zvicerane debati mbi Skënderbeun po merr një drejtim tjetër. Po dalin gjëra të shëmtuara. Shumë personalitete shqiptare, shkrimtarë dhe historianë, si: I. Kadare, prof K. Frashëri, Ardian Ndreca, Sandër Lleshi, Mira Meksi etj iu kundërvunë me argumente shkencore botimit të O. Shmitt-it mbi Skënderbeun. Tani na del diçka krejt tjetër, del se Ardian Klosi na e paska kthyer në biznes përçmimin e figurave kombëtare. Është normale që gjithkush të paguhet për punën që bën, por të marrësh para për të botuar një libër denigrues për vendin tënd, është e rëndë. Revoltat e njerëzve në shtyp dhe në internet, me këtë rast, kanë folur se në Shqipëri ka njerëz që paguhen për të poshtëruar figurat kombëtare, madje kanë dhënë të kuptojnë se rrjeti sekret i pagesave, i financimeve të tilla, nuk dihet e mbase kurrë nuk do ta dimë.
Pa u mbajtur në një argument të tillë, fryt mbase dhe i indinjimit të lexuesve, pranimi i këtij financimi nga vetë pala zvicerane, flet hapur për atë që sot ka njerëz, që në emër të përhapjes së të rejave shkencore (siç), pranojnë të vënë fitimin mbi çdo skrupull moral a shkencor. Klosi madje në të mirë të biznesit, që ti shitej sa më shumë libri, i dha flakë skandalit: futi në valle njerëz që mendojnë si ai, që mendojnë se nuk kemi nevojë për figura si Skënderbeu, dhe ndërmori fushata skandaloze në gazeta e në TV. Opinioni i lartë letrar dhe shkencor, u fye qoftë nga libri, qoftë nga fushata mediatike, dhe reagoi ashpër. Edhe opinioni i gjerë reagoi me mënyrën e tij. Por A. Klosi paska pasur synime të tjera, të mbledhë para në arkën e tij e jo llafe. Mund ta justifikonim me dashurinë për paranë, këtë ndërmarrje të fundit të Klosit, sado e pahijshme që të jetë, por ngjan se nuk është krejtësisht kështu. Sulmet e herëpashershme të tij ndaj figurave kombëtare, flasin për vijimësinë e një sjelljeje denigruese nga ana e tij. Madje për një prirje, do të thoshim, me burim nga trashëgimia familjare e tij. Që prej një jave në një të përditshme po botohen dosierë me faksimile dokumentesh arkivore të gjyqeve të viteve të para të vendosjes së komunizmit në Shqipëri. Sipas dokumenteve të botuara, babai i tij, nënkoloneli Bilbil Klosi, kryetar i gjykatës ushtarake komuniste jepte dënime kriminale për nacionalistë shqiptarë. Dënonte me burgje të rënda adoleshentë, njerëz familjarë, krimi i vetëm i të cilëve ka qenë ai që gjatë luftës janë ndodhur në radhët e ballit a të legalitetit. Këtë punë Bilbil Klosi, më pas Prokuror i Përgjithshëm dhe ministër i Drejtësisë (i krimit), e vazhdoi për gati tridhjetë vjet: ka dhënë dënime të rënda e pushkatime me gjyq e pa gjyq për qindra njerëz të pafajshëm. Sipas këtyre dokumenteve, në të njëjtën tryezë me Biblil Klosin, si gjykatës i gjykatave ndëshkimore ushtarake, del dhe një figurë tjetër, kapiteni i sigurimit, Kasëm Trebeshina. Nga këta dosierë nxjerr krye një klan (B. Klosi, K. Trebeshina, A. Klosi), një klan i përfshirë në një vorbull antishqiptare. Ardian Klosi me një at të tillë i sulet atit të Skënderbeut, Gjon Kastriotit, hero shqiptar i rezistencës antiosmane, dhe e bën serb. Parimisht është e padrejtë që tia përmendim A. Klosit krimet e të atit, por rregulli moral e kërkon që i biri të distancohet nga i ati, të prononcohet verbalisht, së paku. Nuk dimë ta ketë bërë A. Klosi një deklarim të tillë. Përkundrazi, fushatat përçmuese ndaj figurave dhe vlerave shqiptare e bashkojnë me frymën e të atit. Ndër të tjera, ai është glorifikues i Kasëm Trebeshinës, kapiten i sigurimit, i përfshirë në pisllëqe politike, i cili tani na del dhe gjykatës i gjyqeve ushtarake komuniste. Edhe Kasëm Trebeshina, mik familjar e bashkëpunëtor i Bilbil Klosit, njihet si denigrues i figurave kombëtare gjithashtu. Në librin Mekami, në tregimin Pse fshati ynë su bë qytet e në disa tregime të tjera ai nxin figurën e shqiptarit, denigron Naim Frashërin, Skënderbeun e quan hajdut kuajsh, veten e shpall turk. Një antishqiptarizëm i rrënjosur e bashkon këtë klan. Dhe këta e duan bujën mediatike për të vazhduar më tej me veprimtarinë e tyre rrënuese. Lexuesi mund të pyesë: pse tolerohet një klan i tillë? Nuk flitet që atyre tu bëhen gjyqe linçuese të tipit të gjykatave ushtarake komuniste, siç ua bënë ata dikur nacionalistëve shqiptarë, por edhe të huajve, bujtësve të pafajshëm në vendin tonë. Jo, kurrsesi për diçka të tillë. Jemi në një shoqëri demokratike. E prapë edhe këtu ndëshkimi moral nuk duhet të mungojë. Vepra përçmuese ndaj vlerave të një vendi, paguhet me të njëjtën monedhë: me përçmim. Mos vallë Shqipëria do të ndjekë një rregull tjetër moral? Mos vallë duam ta thyejmë moralisht këtë popull, duke promovuar njerëz që e kanë për parim antishqiptarizmin, që paguhen për të denigruar vlerat kombëtare? Një shkrimtari si Milan Kundera për një denoncim në moshë të re iu bë gjyqi moral në gjithë median botërore dhe figura e tij u dëmtua rëndë, gati pariparueshëm. Ardian Klosit i janë botuar në shtyp, në gazetën Panorama dhe në revistën Klan, pastaj në librin Disidentët e rremë dokumente arkivore ku provohet se ka spiunuar shokët e tij, se ka dëshmuar në gjyq kundër tyre dhe prapë moralisht atij nuk i hyn gjemb në këmbë. Shokët e spiunuar prej A. Klosit u kalbën burgjeve, ndërsa denoncuesi i tyre mori shpërblimin: shkoi katër vjet për studime pasuniversitare në Austri. Më pas ai ka mashtruar publikun duke glorifikuar një mik të familjes, Kasëm Trebeshinën, duke e paraqitur atë si disident antikomunist. Për Kasëm Trebeshinën dokumentet arkivore vazhdojnë të sjellin prova se ka qenë ndër themeluesit e Sigurimit të shtetit, denoncues i shokëve, gjyqtar i gjykatave komuniste. Mashtrimi publik shtrihet dhe më tej kur nga Ardian Klosi mbrohet një e ashtuquajtur promemorje antikomuniste e shkruar nga Kasëm Trebeshina. Shtypi ka shkruar se një promemorje e tillë nuk provohet me dokumente arkivore dhe se nuk i qëndron as analizës logjike të rrethanave kur pretendohet se u shkrua. Por kjo promemorje - fantazmë, e mbrojtur me zell mediatik prej A. Klosit e të tjerëve, vazhdon tu shitet si e vërtetë nxënësve dhe studentëve shqiptarë në librat shkollorë dhe universitarë. Kështu nxënësit shqiptarë dhe opinionin e gjerë vazhdojmë ta ushqejmë me gënjeshtra, me denigrime të figurave të shquara, me falsifikimin e biografive e të veprave të disa të implikuarve në krime të rënda. Me të vërtetë, pse tolerohet një klan i tillë? Në se dikush flirton ende me Ardian Klosit, kjo ë