E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scheffer: Hyrja në NATO e Shqipërisë dhe Kroacisë, garanci për sigurinë

Sekretari i Përgjithshëm, i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer vlerësoi zgjerimin e NATO-s me dy anëtarë të rinj si domethënie të rëndësishme për rajonin dhe vetë Aleancën. Sipas tij, hyrja e Shqipërisë dhe e Kroacisë, tashmë e zyrtarizuar me pjesëmarrjen e kryetarëve të tyre të shtetit në samitin e NATO-s në Strasburg dhe Kehl të premten dhe të shtunën e kaluar, tregon qartë se në Evropë, fjalët gjeografi dhe fat nuk janë më sinonime. Anëtarësimi tregon se ideja e lirisë është e parezistueshme, se kombet dhe njerëzit përtej Atlantikut mblidhen bashkë kur u jepet shansi të bëjnë zgjidhje të lirë. Ky është tregues se sot në Evrope gjeografia nuk është destinacion, tha shefi i NATO-s. Në fjalën e tij, ai e cilësoi integrimin e Shqipërisë dhe Kroacisë si mjaft të rëndësishme dhe dëshmi se kjo aleancë vazhdon të jetë e fuqishme. Ishte kënaqësi për të gjithë ambasadorët NATO-s, dhe mua që tju pres këtu. Kjo dëshmon se ideja e lirisë është e parezistueshme dhe dëshmon se edhe njerëzit përtej Atlantikut mbeten së bashku, është shprehur Scheffer duke iu drejtuar kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe kryeministrit kroat Ivo Sanader. Ai e ka vlerësuar integrimin e Shqipërisë dhe Kroacisë, si një gur themeli në historinë e aleancës, kur vendet u ulën në tryezën e NATO. Gjatë fjalës, së tij Scheffer u ka uruar mirëseardhjen në aleancë dy aleatëve të rinj, Shqipërisë dhe Kroacisë. 60 vjet më parë firmosëm traktatin e Uashingtonit, që rezultoi aleanca më e suksesshme. Ceremonia nënvizon se NATO mbetet unike. Me pranimin e dy vendeve të reja ne u bëmë 28 anëtarë dhe kjo është dëshmi jo vetëm e tërheqjes së NATO-s, por edhe e kurajës dhe vizionit të themeluesve të saj, ka deklaruar Scheffer në fjalën e tij, i cili veçoi se dy vendet mund të gëzojnë sigurinë e garantuar të artikullit 5 të traktatit të Ëashingtonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›