Nga seria 1001 Përrallat e Tranzicionit Shqiptar
(Përralla 3 O rrotë, thirri mendjes, o rrotë!!! Problemi i parisë së Tiranës dhe i mendësisë së saj)
Nga Shinasi A. RAMA
Në përrallën e mëparshme të serisë sime 1001 Përrallat e Tranzicionit (Zgjedhjet E 28 Qershorit- Ju Rrini Aty Ku Jeni, Se Ne Mirë Jemi) u mundova të argumentoj se paria e Tiranës është figurativisht koka e qelbur e peshkut si dhe problemi më i madh dhe më i rrezikshëm me të cilin përballen e do të përballen shqiptarët në rrugën e tyre për të gjetur një jetë më të mirë në të ardhmen. Mirëpo, për ta ditur se me kë duhet të merremi e si duhet të merremi, duhen sqaruar pak më mirë tre gjëra. E para, kush është paria e Tiranës? E dyta përse kjo shtresë është problem kaq i frikshëm për shqiptarët? Dhe e treta, çfarë duhet bërë me problemin e me shtresën vetë? Në këtë përrallë do të mundohem që të sqaroj pak këtë problem që do të trajtohet më shumë në përrallat e ardhshme.
Kush është paria e Tiranës?
Paria e Tiranës janë të gjithë ato individë që për shkak të influencës së tyre mbi politikën, ekonominë, kulturën e vlerat e popullit në shtetin shqiptar, luajnë një rol kryesor në drejtimin që merr shoqëria shqiptare dhe pakicat që jetojnë me to në shtetin shqiptar. Pjesë e parisë së Tiranës janë tre grupime individësh. Së pari janë prijatarët e partive politike që mbrojnë interesat e shtresës nga shteti e shoqëria. Së dyti, janë pronarët e monopoleve dhe të ndërmarrjeve ekonomike që e mbajnë gjallë të gjithë shtresën dhe blejnë e shesin kundërshtarët ekonomikë. Së treti, janë krijuesit e vlerave e të mendësive që përmes lumit të botimeve dhe emisioneve televizive ia paketojnë e ia shesin interesat e kësaj shtrese si vlera të mirëfillta popullit shqiptar. Po të shikohet e qëmtohet me qetësi, kjo shtresë bëhet a nuk bëhet më shumë se tre mijë vetë. Të gjithë janë të vendosur në Tiranë ose në rrethinat e saj ku i kanë vilat dhe apartamentet luksoze. Kur janë në rrethet e tjera, janë tejet të lidhur me Tiranën me një mijë fije. Thuajse të gjithë vijnë nga shtresa e zyrtarëve dhe inteligjencës së lidhur me sistemin e mëparshëm, janë të lidhur me njëri-tjetrin me interesa, me martesa, me akraballëk, me klane, me miqësira e armiqësira të vjetra e të reja, vijnë nga të njëjtat zona e katunde, dhe të gjithë e shohin aktivitetin e tyre si aktivitet të familjes përkatëse e të klanit respektiv. Në këtë grup ka familje e individë që janë në politikë, por nuk kanë as fuqi ekonomike e as influencë në botën e ideve. Po ashtu ka edhe familje e individë që kanë influencë në botën e ideve e të mendësisë por nuk kanë as fuqi ekonomike e as politike. Pavarësisht pozave impresionuese, këta janë kthyer e po kthehen në mercenarët e klaneve të parisë së Tiranës që kanë ndërtuar struktura politike, ekonomike, dhe ideologjike dhe që përcaktojnë të ardhmen e të gjithë shqiptarëve. Ka disa klane të tilla familjare që spikasin mbi të tjerët sepse kanë qenë në lojë për një kohë të gjatë dhe janë të stërvitur si hiena politike. Por si të rinjtë ashtu edhe të vjetrit vijnë nga hiçi e nga malet ky stërgjyshët më të largët i kanë pasur çobanë e jeniçerë. Nga kjo shtresa e re, modele të familjes së parisë së Tiranës me një fuqi të tillë janë, bie fjala, klanet e drejtuara nga Sali Berisha e Gramoz Ruçi. Të ngritur vonë nga hiçi, po tamam nga hiçi, njëri nga Salaria e Tepelenës dhe tjetri nga Viçidoli i Tropojës, ish-konviktorë të regjur, disa gojë të këqija thonë se shkuan në shkollë me valixhe druri, por gjithsesi shërbyes të bindur të sistemit të mëparshëm e të partisë në pushtet, thuhet se sot që të dy janë në krye të monopoleve të fuqishme politike, ekonomike e mediatike të familjes respektive. Si ilustrim, po përmend Saliun, se me këtë e kam më të lehtë, jo pse e kam të njohur, por thjesht sepse Mero Baze me gazetën Tema ka bërë një shërbim të madh publik duke nxjerrë në dritë do fakte të dhimbshme që nuk janë kundërshtuar nga Saliu vetë dhe për këtë, derisa të dëgjojmë të kundërtën, duhet të merren si të vërteta.
Sipas Mero Bazes, në rastin e Saliut, ai vetë mbron interesat e familjes në politikë dhe e përdor Partinë Demokratike, militantët, partitë e koalicionit, dhe të ashtuquajturit liderë që shiten e blihen për asgjë, por edhe shtetin si i do qejfi. Nga ana e tyre, po sipas Meros, i biri, e bija, dhëndri, kunati, kunata, Fazlliçi por edhe mercenarët e tyre të tjerë të të gjithë markave e të gjitha kombësive, jo vetëm ballkanike, pronarë mejhanesh të Bllokut të Tiranës por edhe më gjerë, i mbrojnë e zgjerojnë interesat e klanit Berisha në ekonomi në kurriz të të gjithë shqiptarëve. Në rastin e influencës së ideve ai ka marrë me qira një pisqollë të ndryshkur e të stërpërdorur të tipit Fahri Balliu dhe disa të tjerë të të njëjtit nivel që i përdor në RD dhe në paçavuret e tjera që i shërbejnë me zell. Ky është prototipi i klanit sundues të parisë së Tiranës. Tek të gjithë klanet e tjera ndërrojnë emrat që lakohen në shtyp por jo struktura dhe përmbajtja.
Problemi që paraqet shtresa sunduese e parisë së Tiranës
Paria e Tiranës dhe klanet sunduese në gji të saj janë kanceri vdekjeprurës i shoqërisë shqiptare. Ato kurrë nuk duan e nuk mund të lejojnë që shqiptarët të kenë të ardhme sepse e ardhmja e shqiptarëve do të thotë që monopolet e tyre duhet të thyhen e shprishen. Për këtë arsye, ato do të luftojnë që me çdo kusht e mënyrë të mund të mbajnë peng të tyrin shtetin shqiptar, që duhet të jetë i dobët e i pafuqishëm por vetëm të funksionojë si instrument për të zhdukur hajdutët e xhepave dhe konkurrentët e tyre.
Partitë politike duhet të jenë kartele kriminale mafioze e të feudalizuara ku numri i votave që siguron dikush i jep të drejtën të shlyejë një thelë nga taksat e shtetit. Ekonomia duhet të jetë një strukturë mafioze informale pa rregulla ku ato janë e do të jenë në krye të monopoleve dhe ku shoferët e bodigardët e tyre thyejnë e sakatojnë bizneset e ndershme fill sa mbarojnë zgjedhjet e pak përpara tyre. Shteti i kontrolluar prej tyre është shpata që iu mbahet varur mbi kokë reshperëve e ndërmarrësve të ndershëm që mandej bien në gjunjë para tyre. Çdo njeri që punon me nder duhet të zvetënohet. Çdo zyrtar duhet të korruptohet e degjenerohet. Në fushën e vlerave e të ideve, paria kërkon ti bindë njerëzit që kështu është e gjithë bota, mafia dhe krim, dhe motivimi është se ato duan ti bindin njerëzit që të mos kërkojnë rrugë tjetër sepse kështu si ne janë të gjithë. Për të arritur këtë objektiv ato nuk lënë gazetë pa shtypur e botim pa nxjerrë duke i paguar mirë të gjithë sharlatanët e mundshëm, të organizojnë rubrika e emisione televizive nga më të ndyrat, të krijojnë vlera e mendësi të njerëzve pa dinjitet e pa rrënjë vetëm për të degjeneruar shqiptarët e për ti bindur se kjo botë jallane është më e mira ku ato mund të jetojnë. Shqiptarët duhet tua dinë atyre për nder që ato e klanet e tyre ua mundësojnë jetesën në shtetin shqiptar. Degjenerimi i tyre individual buron nga etja e uria e tyre e jashtëzakonshme për gjëra materiale. Konviktorë të uritur, të rritur me një gotë çaji pa sheqer e me shtatë lek marmelatë konvikteve, aksioneve e zboreve të Enver Hoxhës, ato nuk kanë mëshirë për askënd e për asgjë. Gjithçka bëhet nuk i ngop dot shpirtrat e tyre të uritur e të ndrydhur qysh ne moshë të re. Këta nuk kanë as ndjenja kombëtare, as besnikëri, as luajalitet, as vlera njerëzore por vijnë nga soji më i keq i jeniçerëve të përgatitur me i shërbye një krimineli si Enver Hoxha e një shteti të fortë por krejtësisht të shkëputur nga populli të cilit duhej ti shërbente. Të përgatitur si vegla të krimit, ato po sillen si krimineli vetë. Çka është me keq, kjo sindromë e pashuar e jeniçerëve dhe e konviktorëve të shkëputur nga populli i vet e në shërbim vetëm të urisë së tyre është përhapur edhe në vetë familjet e parisë së Tiranës ku shumë nga fëmijët po iu vdesin nga drogat, sëmundjet e nga përvojat jo të këndshme që kanë pasur në botën e huaj. Fëmijët e tyre po dalin në jetë të thyem dhe po bahen vegla të krimit të familjeve. Por, as paratë, as pozitat e prindërve, as rojet personale e llogaritë rrjedhëse nuk e mbulojnë llumin prej kah vijnë. Megjithatë, shumë prej tyre