E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga dënon me 5 muaj burg Astrit Haraçinë

Hagë -Gjykata Penale e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi ka dënuar me 5 muaj burg ish-ministrin kosovar të Kulturës Astrit Haraçinë. Gjykata e mori këtë vendim, për shkak se Haraçia ka bërë presion dhe frikësim ndaj dëshmitarëve të ish-kryeministrit të Kosovës. Ramush Haradinaj. Ish-këshilltari i tij, Bajrush Morina, është dënuar me 3 muaj dënim.

Në vendimin e trupit gjykues, thuhet se Haraçija dënohet me pesë muaj burg ndërsa Morina me tre muaj për mospërfillje të Gjykatës dhe presion ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se vuajtja e dënimit do të llogaritet edhe koha që të pandehurit e kanë kaluar në paraburgim. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që afati për apel që është 15 ditë të zgjatet, duke qenë se në prag janë festat e fundit vitit, por kërkesa është hedhur poshtë nga kryetari i trupit gjykues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›