Debat mes Gjimit dhe Gracielës

02/02/10 04:00
Jetmiri, Graciela, Hakiu diskutojnë për Gjimin dhe për lojën që po bën ai. Me ta ndodhet dhe Olta me Bertinën të cilat nuk flasin thuajse fare. Hakiu mendon se Gjimi po bën lojë të dyfishtë pasi njëherë afrohet me njëri grup e më pas me tjetrin dhe mendon se ai ka për ti nominuar kësaj here. Nisur nga kjo, Jetmiri thotë që edhe ata ta nominojnë Gjimin dhe shton se ai përvecse mashtrues, është edhe përllogaritës dhe thurës strategjish. Ata vendosin që këtë të shtunë, ta mendojnë njëherë Gjimin si një mundësi për ta nominuar. Gjimi del nga dhoma e rrëfimit dhe bashkohet me ta. Graciela fillon ta ngacmojë në lidhje me dhomën e rrëfimit edhe lojën e i thotë se loja e tij nuk i pëlqen e se po luan pisët, ndërkohë që duhet të luajnë pastër. Bertina hidhet në mbrojtje të Gjimit duke thënë se loja do që të nominojnë dhe Gjimi mund ti nominojë të gjithë për ti nxjerrë nga loja e për këtë askush nuk mund të bëjë asgjë. Graciela, duke diskutuar me Gjimin për lojën, fillon të ngrejë zërin e thotë se loja me intriga nuk luhet. Të gjithë banorët sulmojnë Gjimin për lojën që po luan, ndërsa Graciela vazhdon të insistojë e flasë me zë të lartë që ai të bëjë lojë të pastër. Ajo madje e akuzon Gjimin se vetëm mashtron, duke u nisur se ai i thotë se u futën në dhomën e rrëfimit me Pamelën e Domenikën për mikrofonin. Ajo shton se ata dolën me fytyra të cuditshme e me siguri dicka ka ndodhur. Gjimi i thotë se gabohet, por edhe banorët e tjerë mbajnë kryesisht anën e Gracielës. Jetmiri thotë se sduhet të luajë mes dy zjarreve, ndërsa Bertina se blen e shet gjithandej. Gjimi shton se ky është vetvetja e cdo gjë do duket kur të dalin e të shohin filmimet. Graciela i kujton gjimit se javën e kaluar i ka thënë se këtu do luajë e sdo jetë vetvetja, por Gjimi e hedh poshtë gjë që e acaron më shumë Gracielën e cila fillon të bërtasë edhe më shumë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2745(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2745;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=600;
iframe_height=95;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2745("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));