E Diel, 1 Nëntor 2026

Debat mes demokratëve për tarifat e basteve

Mungesa e opozitës detyron demokratët të debatojnë me njëri-tjetrin në Kuvend. Ndonjëherë ngjan si skenar, ku për sy të opinionit duhet të stimulohen debate, për shkak të mungesës së opozitës. Edhe gjatë mbledhjes së djeshme në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, u zhvilluan debate për ligjin e ri "Për lojërat e fatit", por kësaj here gjakrat u ndezin disi më tepër. Në debat u përfshi kryetari Edmond Spaho dhe anëtari Sherefedin Shehu, thelbi i të cilit ishte ulja e pragut për tarifat fikse. "Nuk mund të vendosim tarifë mujore fikse si për atë subjekt që ka 20 pika, ashtu dhe për atë me 70 pikë. Duhet të ketë një diferencim", tha Shehu. Por Spaho, i mbështetur edhe nga zëvendësministri i Financave, nuk e pranoi propozimin. "Nëse e gjykon se duhet ndryshuar, na bëj propozimin dhe ne ta hedhim për votim", iu përgjigj Spaho, por Shehu reagoi se "nuk bëj propozime të kota kur dihet se do ma hedhësh poshtë me votë". Këtu ndërhyn edhe Gjokë Uldedaj, i cili mbështet Shehun për një ndarje më korrekte të tarifës mujore. Propozimet u hodhën në votim dhe u rrëzuan. Ajo çka u ndryshua në komision ishte masa e gjobës, që nga 500 mijë lekë, u bë 1 milion lekë të reja.

Tarifa

Organizatori i basteve sportive paguan tatimin për lojërat e fatit 5 për qind mbi vëllimin e qarkullimit, gjithsej, të realizuar në bazë të arkëtimeve nga shitja e biletave, por jo më pak se: për 1 deri në 99 NIPT-e, 10 milionë lekë për çdo shoqëri që kryen veprimtari, për 100 deri në 149 NIPT-e, 12 milionë lekë në muaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›