Largimi nga shtëpia, procedurë e zakonshme
Çdo adoleshent ka probleme me komunikimin, kapriçiot apo edhe diskutimet e herëpashershme me prindërit për mosgjetje të konsensusit apo plotësim të çdo teke. Shpeshherë kemi dëgjuar raste të fëmijëve që largohen nga shtëpia vetëm për të bërë merak prindërit si një zgjidhje për "hakmarrje". E njëjta gjë ndodh edhe në shtëpinë e fëmijëve. Ndodh që fëmijët e "Zyber Hallullit" qëndrojnë për disa ditë të strehuar te shokët apo shoqet e shkollës. Kjo është një procedurë e kthyer gati në "zakon" për shtëpinë e fëmijës, edhe pse shumë nxënës kanë premtuar se nuk do ta përsërisin më.
"Kjo ka ndodhur gjithmonë, si çdo adoleshent që ka probleme, ashtu ndodh edhe me fëmijët e institucionit tonë, ata largohen e më pas rikthehen. Pasi kryejmë verifikimin në institucion marrim informacion te të afërmit, shkojmë për të vendosur në dijeni policinë. Por, në rastet më të shpeshta, fëmijët largohen dhe rikthehen prapë", sqaroi drejtoresha e shtëpisë së fëmijës, "Zyber Hallulli", Jonida Çaroshi. Sipas saj, në moshën e adoleshencës gjithmonë ka diskutime apo pakënaqësi, kjo për shkak të moshës. Zhdukja e fëmijëve nga institucioni "Zyber Hallulli" është kthyer në modë për të mitur që jetojnë aty. Në një hark kohor prej 3 muajsh janë zhdukur 4 fëmijë, të cilët fatmirësisht janë kthyer sërish. Por, kjo i sjell një kosto dhe shqetësim jo të vogël punonjësve të policisë që merren me çështje të tilla. Sipas policisë, të dhënat e tyre, bashkë me fotografitë, dërgohen në të gjitha pikat e kalimit kufitar, sepse i paraprihet trafikimit të tyre. Veç kësaj mase ushtrohen kontrolle dhe jepen porosi për të gjitha patrullat e policisë për të punuar për gjetjen e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e fundit të regjistruar pak ditë më parë në Tiranë, kur një kujdestare e shtëpisë "Zyber Hallulli" është paraqitur në Komisariatin Nr. 1 dhe ka denoncuar largimin e një 13-vjeçari. Ajo ka shpjeguar se i mituri ishte larguar që me datë 2 dhjetor dhe nuk ishte kthyer për dy ditë. Policia ka nisur kërkimet si në rastet e tjera dhe deri të dielën në mbrëmje nuk ka pasur informacion zyrtar, nëse ai ishte kthyer. Ndërsa ditën e djeshme, autoritetet e "Zyber Hallullit" kanë rrëfyer se ai ishte kthyer sërish. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Largimi i fëmijëve nga kjo shtëpi mbetet një fakt shqetësues për organin e policisë, pasi ata janë tepër të ekspozuar ndaj krimit dhe mund të bien viktima të trafiqeve të mundshme, ose të bashkohen me grupe lypësish në kryeqytet. Rreth dy muaj më parë, në një hark të shkurtër kohor, nga kjo qendër u larguan tre fëmijë të tjerë. Ndërkohë, ka pasur edhe raste të tjera kur këta fëmijë janë larguar pa lajmëruar dhe janë kthyer sërish. Policia u shpreh se në disa raste, në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" dërgohen edhe fëmijë me prindër që nuk kanë mundësi t‘i mbajnë për shkak të kushteve ekonomike.
Lo.Mi./ Bl. Gi.