Konflikti për pronën, hidhet në erë simboli i katolikëve
Konfliktet e pronësisë "të veshura" dhe me ato fetare nuk kursejnë as varret. Natën vonë të së dielës, një sasi eksplozivi është vendosur në një varr 120-vjeçar, në të cilin ndodhej dhe një kryq 3 metra i lartë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në të hyrë të fshatit Kok Papaj, Komuna Gruemirë, në Rrethin e Malësisë së Madhe. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive mësohet se është dëmtuar plotësisht pllaka e varrit, si dhe elementi prej hekuri në formë kryqi. Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe është dëgjuar në disa fshatra që shtrihen përreth zonës. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë drejtuar forca të shumta të policisë, por ka qenë tepër e vështirë të gjenden provat që mund të bëjnë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes.
Sipas grupit hetimor të ngritur për këtë ngjarje, dyshohet se lënda e përdorur për shpërthimin është një lloj eksplozivi i prodhuar në mënyrë artizanale. Është një përzierje nitrati me naftë, që përdoret rëndom nga "peshkatarët", si dhe nga ata që shkërmoqin bunkerët për t‘u nxjerrë hekurin.
Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e uniformave blu është ajo e pronësisë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se kjo është një nga pistat më të mundshme, pasi disa familje nga ky fshat kanë një mosmarrëveshje pronësie dhe pikërisht për vendin ku është vendosur eksplozivi. Megjithatë, sipas policisë, të dhënat nuk mjaftojnë për të pasur të akuzuar konkretë për ngjarjen.
Pavarësisht se janë shoqëruar disa persona, ende nuk është arritur që të ketë të ndaluar për ngjarjen. Fshati ku ka ndodhur ngjarja është një fshat që popullohet mbi 80 për qind nga shtetas të besimit mysliman, por sipas banorëve ngjarja nuk ka pasur motive fetare. "Ky është veprim i ulët dhe i papërgjegjshëm. Ne shkojmë mirë me njëri-tjetri, qofshim myslimanë apo katolikë. Jemi pak banorë dhe gjithë ditën rrimë bashkë dhe nuk kemi asnjë mosmarrëveshje. Ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të tjera, por jo për çështje fetare, pasi një konflikt i tillë nuk ekziston në fshatin tonë", thotë Sokol Keqaj, banor i zonës.
Kjo nuk është hera e parë që varri i 120-vjeçarit të ndjerit Kolë Alushi dhe kryqi i madh që ndodhet mbi të shkatërrohen me eksploziv. Para dy vitesh është shënuar e njëjta situatë.
Nga ana tjetër, ngjarja në fjalë, që ndoshta për koincidencë ndodhi natën e "Shën Kollit", festë për besimtarët katolikë, risolli në vëmendjen e opinionit publik disa raste të tjera, kur pre e shkatërrimeve kanë rënë disa simbole të besimit katolik në zonën e Shkodrës. Nga ana tjetër, në lidhje me hedhjen në erë të varrezës 120-vjeçare në të cilën ndodhej dhe kryqi prej tre metrash i gjatë, nuk ka pasur asnjë reagim nga drejtuesit e komuniteteve fetare.