E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat ne Kuvend per ndertimin e linjes se interkonjeksionit

Debati politk për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë u zhvillua edhe në seancën e radhës plenare. Deputetet e opozitës shfrytëzuan diskutimin mbi projektrezolutën e Autoritetiti të Konkurrencës, për të bërë akuza për këtë tendër. Sipas deputetiti të Partisë Socialiste, Erjon Braçe në këtë rast po favorizohen vetëm firma serbe dhe një proces si i tillë shkel konkurrencën e lirë.

Por, sipas ministrit Bode, në rastin e  linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë u parandalua një rast korruptiv, pasi diferenca mes dy garuesve ishte 21 milionë euro. Sipas  tij, opozita është duke spekuluar me shifrat dhe me faktet. 

Në seancën parlamentare të së enjtes kaloi edhe akti normativ për shtyrjen e amnistisë fiskale, për pjesën e rivlerësimit të banesave. 

Sipas ministrit Bode amnistia e arriti qëllimin, për të cilin u krijua dhe u aplikua, pasi bëri përfitues një numër të madh qytetarësh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›