TAP depozitat ne Dumre dhe Divjak
Depozitat e gazit në Dumre dhe Divjakë të Lushnjës, sipas inxhinierëve të projektit TAP, parashikohen të rezervojnë 3 miliardë metër kub gaz. Depozitimi do të shërbejë për furnizimin me gaz në rast të mungesës nga Kaspiku. Sipas drejtorit të projekteve pranë METE, Dorian Duçka, këto dy depozita kanë një interes të madh për projektin pasi do të ulin koston për ndërtimin e depozitave të reja, ndërkohë që do të sjellin për shtetin përfitime të tjera ekonomike.