KE i rikthehet rolit te Eurobondit

Ndërsa presidenti i KE-së Barroso në debatin mbi situatën financiare të Eurozonës në Strasburg ka hedhur idenë e eurobondit, një argument ky i debatuar gjatë në muajt e kaluar. Barroso ka thënë se për të siguruar një konvergjencë të vërtetë ekonomike do të jetë e nevojshme një mutualizim i borxhit publik. Ndërsa komisioneri për cështjet ekonomike dhe monetare në BE, Olli Rehn e ka mbështetur propozimin e Barrosos duke afirmuar se është momenti të bëjmë progrese konkrete kundrejt eurobondit apo cdo forme tjetër të mutualizimit të borxhit. Rehn ka thënë se Komisioni do të publikojë rezultatet e konsultave të dhëna në librin jeshil për eurobondin dhe do të bëjë një propozim.
Për komisionerin Rehn është momenti për emetimin e obligacioneve të reja europiane. Ai ka deklaruar se që nga fillimi i verës së këtij viti project-bondet e para do të aktiviziohen. Këto bono do të përdoren për të financuar projektet në sektorin e energjisë, të transportit dhe telekomunikacionit. Eurodeputetët kanë shprehur kritikat e tyre rreth kësaj strategjie të KE. Në optikën e autoritetit komunitar këto projekt bonde duhet të shërbejnë nga njëra anë për të mbështetur kërkesën e brendshme të BE-së duke financuar projektet e rëndësishme ndërkombëtare dhe nga ana tjetër do të krijojnë një embrion të parë të bilancit europian. Rehn u ka kërkuar eurodeputetëve të fuqizojnë pa asnjë vonesë kapitalin e Bankës Europiane të Investimeve që ka arritur limitin.