E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat në kuvend për kartat e identitetit, opozita kërkon shpërndarjen falas

Selia rozë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bashkuar në kërkesën e rikthimit te projektligjit të PS për karta identiteti falas. Opozita e sheh këtë si të vetmen mënyrë për të mos dështuar procesi i cili tashmë është tejet i rrezikuar.  Një numër shumë i madh votuesish, parashikohen në 300- 400 mijë prej tyre mund të mos votojnë sepse nuk kanë para për të paguar taksën e votës. Pra qeveria e vjetër e Sali Berishës të marri një vendim të drejtë dhe të mirë, të votojmë propozimin e PS për karta falas për të gjithë qytetarët shqiptarë që nuk kanë pasaportë deri ditën e votimit tha deputeti socialist Blendi Klosi. Kaos në radhët e qytetarëve sipas kryetarit kuvendor të të majtës për integrim Pëllumb Xhufi po shkaktojnë vendimet e ndryshme të qeverisë për pagesat e dokumentit të identitetit, ndërkohë që e konsideroi diskriminim dhe shkelje të kushtetutës dhënien e kartave falas vetëm për romët.Duhet që kartat e identiteti të shpërndahen falas për të shpëtuar zgjedhjet, për të shpëtuar edhe vetë qeverinë që po luan me këto zgjedhje në mënyrë krejt transparente dhe mbi të gjitha për të siguruar atë barazi që Kushtetuta ua siguron të gjithë qytetarëve për tu paraqitur në zgjedhje tha Xhufi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i numrit dy të qeverisë, Genc Pollo që deklaroi se do të eliminohen detyrimet lokale që bashkitë socialiste aplikojnë për të lejuar pajisjen me karta. Nuk mund të flitet për shkelje të Kushtetutës duke iu referuar të drejtave të barabarta të shtetasve. Në praktikën më të mirë botërore trajtohemi me atë që quhet diskriminim pozitiv. Sikur Shqipëria e nesërme të ishte si bashkia e sotme e Tiranës në këtë çështje ku askush prej banorëve të kryeqytetit nuk do të mund të merrte certifikatën pa paguar supertaksën e Edi Ramës do të përjashtohej nga të gjitha shërbimet e tjera. Dhënia e dokumenteve të identitetit, qoftë ky letërnjoftim apo certifikatë siç duhet për shërbime të tjera nuk mund të kushtëzohet nga supertaksat që vendos një kryetar bashkie I papërgjegjshëm në këtë pikë tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›