E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi, Ramës: Tirana, qytet i të gjithëve dhe jo i taksës hyrëse

Komuna Libofshë në rrethin e Fierit ka qenë ndalesa e radhës, e ministrit të Transporteve Sokol Olldashi. Në takimin me banorë të zonës ministri Olldashi akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës e njëkohësisht të Partisë Socialiste për rritje të taksave si dhe vuri theksin tek ndryshimin mes politikave që sipas tij ofrojnë mazhoranca dhe opozita. Ai ka mbingarkuar të gjithë qytetarët me taksa dhe po kërkon të vendosë një taksë të çuditshme; cilido që do të hyjë në Tiranë duhet të paguajë taksë tek Edi Rama, akuzoi Olldashi, duke theksuar se Tirana nuk është pronë e Edi Ramës, por  kryeqyteti i këtij vendi dhe është pronë e të gjithëve. Ndër të tjera, ai theksoi se rritja e taksave nga Bashkia e Tiranës është modeli që mishëron kryetari socialist dhe opozita e udhëhequr prej tij. Ne ulim taksat për qytetarët e Shqipërisë, ai rrit taksat për qytetarët e Tiranës. Do tu kërkojmë këshilltarëve tanë të kërkojnë anulimin e taksave, ka bërë të ditur Olldashi. Ndër të tjera, ministri i Transporteve është përqendruar tek arritjet e qeverisë përgjatë katër viteve të mandatit të saj e duke iu referuar gjuhës së shifrave, ai shtoi se qeverisja demokratike ka investuar 10 herë më shumë se qeveritë paraardhëse të PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›