E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat për ilaçet e monopolet

Komisioni i ekonomisë është shoqëruar nga debate te ashpra dhe akuza te ndërsjella mes opozitës dhe mazhorances, gjate raportimit te ministrit te Financave, Ritvan Bode mbi ligjin e ri për TVSH e ilaçeve. Sipas kreut te financave, vendosja e TVSh për barnat synon te rregulloje tregun, duke shmangur çmimet abuzive. Ndërkohë socialistet kundërshtojnë, duke thënë se kjo mase e qeverise shton barrën për qytetaret me pretendimin se tregu është i monopolizuar. Kreu i financave thotë se TVSh e barnave te paktën për spitalet do te rimbursohet nga tatimet. Ndërkohë socialistet pretendojnë se rimbursimi do te jete fiktiv, pasi ne spitale mungojnë ilaçet. Ndërsa deputeti socialist Eltar Deda ka bere një panorame te çmimeve te rritura te ilaçeve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›