E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emmy Kengetaret mblidhen per homazhe

Pavaresisht lutjeve te shumta per tu shpetuar jeta e saj Emmy nuk ka mundur tu rezistoje plageve te marra. Ngjarja e rende qe i mori jeten kengetares se re Emmy ka bere bashke zerin e te gjithe artisteve shqiptare shume prej te cileve kolege se te ndjeres. Pjesa me e madhe e tyre te cilet e kane marre vesh lajmin e kobshem permes internetit kane reaguar duke u shprehur kunder dhunes dhe marrjes se masave nga drejtesia per personin e arrestuar nga policia me te cilin dyshohet se Emmy ka pasur nje marredhenie romantike. Askush nuk ka te drejte te marre jeten e dikujt per me teper per motive banale. U prefsh ne paqe Emmy Uroj qe drejtesia te vihet ne vend - eshte shprehur e pikelluar kengetarja Julka Gramo. Faqja personale ne FB e Emmy-t eshte mbushur dje si rrallehere me komente jo vetem te fansave pafund por edhe te kolegeve te 21-vjecares e cila studionte per Juridik te cilet sot do te mblidhen ne oren 1300 te drekes per te kryer homazhet e rastit per kengetaren qe u nda nga jeta. Nje nga mikeshat me te ngushta te Emmy-t ne boten e showbizit kengetarja Ronela Hajati shkruante U prefsh ne paqe shoqja ime Kur mendoj se sa kemi qeshur e qare bashke do me mungosh shume Dhimbje per largimin e parakohshem nga jeta dhe ngushellime per familjen kane shprehur edhe kengetare te tjere mes se cileve Alberie Hadergjonaj dhe e bija Anxhelina Tuna Rozana Radi Bleona Qerreti Julka Rezarta Shkurta Eni Koci Aferdita Dreshaj etj.

Nderkohe nga ana e saj Drejtoria e Policise se Tiranes ka bere publik dje arrestimin gjate mesdites se te dieles nga specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit te 47-vjecarit nga Kosova Aziz Kelmendi. Policia sqaroi se arrestimi i tij u krye sepse rreth ores 0200 te mengjesit se te shtunes ne rrugen Sadik Petrela prane lokalit Venue dyshohet se ka tentuar te vrase me dashje duke e goditur me mjetin e tij per motive xhelozie shtetasen Elsina Kristo Hidesha 21 vjec lindur ne Skrapar dhe banuese ne Sauk Tirane. Sipas policise si pasoje e kesaj perplasjeje eshte plagosur rende 21-vjecarja e cila menjehere pas ngjarjes u shoqerua urgjentisht ne repartin e reanimacionit ne Spitalin Ushtarak Tirane ne gjendje te rende shendetesore. Gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes u fiksuan dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale automjeti i mesiperm ne pronesi te shtetasit Aziz Sefedin Kelmendi. Pas hetimeve te para nga burime policore eshte mesuar se 47-vjecari Kelmendi qe e goditi ate me makine eshte nje biznesmen kosovar nga Mitrovica biznesmen i njohur ne fushen e turizmit dhe hotelerise ne Kosove i cili me pare ka qene i dashuri i saj. Dyshimet e policise jane se ngjarja ka ndodhur per shkak te xhelozise pasi biznesmeni kishte marre vesh se kengetarja ishte lidhur me nje person tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›