E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Hetim për ndryshimet e kombësisë

Pasi e ka konsideruar si hap te pare pozitiv shtyrjen e regjistrimit te popullsisë ne baze te etnisë dhe fesë, nënkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, ka propozuar zgjidhjet ligjore, për tu larguar, sipas tij, njëherë e mire nga kjo situate. Ne një takim, te organizuar nga një sere shoqatash atdhetare kundër këtij regjistrimi, Spahiu ka cituar gjithashtu një raport te BE-se, lidhur me këtë çështje, ku nuk specifikohet ne asnjë moment vetedeklarimi. Kreu i KLD-se, deklaroi gjithashtu se duhet te penalizohen zyrtaret e gjendjes civile, pasi deri me sot rezulton se 3900 persona kane ndryshuar kombësinë, shifër kjo alarmante.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›