Debat per listat regjistri ne duart e austriakeve

Marrëveshja që i mundëson qeverisë austriake të realizojë sistemin kompjuterik për rregjistrin themeltar të gjendjes civile në Shqipëri, risolli në Parlament akuzat për manipulimin e zgjedhjeve. Sipas opozitës, qeveria po shpërblen zyrtarët austriakë që vlerësuan pozitivisht 2 zgjedhjet e fundin si dhe po krijon shtegun për të manipuluar procesin e ardhshëm elektoral.
"Si ka mundësi që ky sistem të pranojë që një person me të njëjtat të dhënas të figurojë në dy njësi të ndryshme apo dhe më keq akoma, edhe brenda të njëjtës njësi. Sistemi elektronik i regjistrit kombëtar të gjendjes civile, duke mos qenë transparent dhe me mungesë aksesi nuk është i besueshëm. Sistemi sot shikohet si një nga mjetet me të cilat janë manipuluar listat e zgjedhësve, për të manipuluar dhe shtrembëruar pastaj rezultatin e tyre", tha Armando Subashi.
"Është një qok që i bëhet kjo atyre që dalin e thonë që kodi elektoral është në rregull, se në Shqipëri nuk ka problematikë. Ndodh kjo një qokë për deputetë të huaj të cilët nga pamja e jashtme vetëm i ngjajnë Ferdinand Pones", tha Blendi Klosi.
Rregjistri sipas të majtëve është i mbushur me dublikate të cilat u shfrytëzuan dhe për vendoret e 2011-s, akuzë që u hodh poshtë nga ministri Nishani. "Procesi i pastrimit të dublimeve bëhet nga zyrat e gjendjes civile të qeverisjes lokale. Përpara zgjedhjeve të vitit 2011 janë identifikuar në të tërë regjistrin kombëtar të gjendjes civile rreth 39 mijë dublime. Të gjitha këto 39 mijë dublime i janë adresuar zyrave të gjendjes civile të komunave dhe bashkive anë e mbanë vendit dhe në fund të këtij procesi kanë ngelur në rang vendi 600 dublime", tha Bujar Nishani, ministër i Brendshem.
Sipas marrëveshjes kompjuterizimi i regjistrit të gjendjes civile dhe mirëmbajtja e tij do t’i besohet austriakeve dhe do të ketë një kosto vjetore prej 500 mije eurosh.
Elona Gjylmi