E Shtunë, 31 Tetor 2026

U hiqet licenca ndeshkohen 43 kompani minerare

Mos realizimi i detyrave të opërcaktuara në ligj dhe në kontratat përkatëse ka sjkellë penalizmin e 43 subjekteve private që operojnë në sektorin minerar. Ministri i Ekonomisë pas kontrolleve të kryera në terren ka firmosur revokimin e lejeve minerare që janë dhënë në të shkuarën. 

Ka qenë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore që ka informuar mbi situatën, ku shumë prej subjekteve minerare nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore. Menjëherë pas kësaj të gjitha subjekteve me probleme u është dërguar njoftimi për revokimin e lejeve dhe u ëështë lënë afat 30 ditor deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Subjektet minerare gjenden kryessht në zonën e Bulqizës, Tropojës, Hasit dhe Kukësit, por revokim i lejes minerare është vendosur dhe për subjekte që nxjerrin lëndë të parë për prodhimin e çimntos dhe operojnë në karriera gurore.  

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›