Debat për muzikën, vritet i riu
19/08/2009 Viktima Marenglen Elezi, pronar i një lokali në Hamallaj. Grindja nisi që të dielën
Autori, ish-efektiv policie, kundërshtoi të ulte zërin e muzikës. Qëlloi me automatik
XHEVAHIR GRADICA
DURRES- Pesë plumba të armës kallashnikov janë derdhur mbi trupin e 30-vjeçarit Marenglen Elezi, pasi ai kishte bërë sherr me një pronar kioske në plazh lidhur me muzikën e lartë. Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por ka vdekur gjatë rrugës për shkak të hemorragjisë së madhe si dhe plumbave që ka marrë viktima në kraharor dhe bark. Për këtë krim policia ka akuzuar shtetasin Zihni Dushku banor i fshatit Hamallaj, i cili kishte kioskën në buzë të detit fare pranë rulotit të viktimës së tij.
Vrasja
Vrasja ka ndodhur rreth orës 23.40 minuta në breg të detit në plazhin e Hamallaj të Durrësit. Ka qenë një sherr i nisur ditën e diel mes Zihni Dushkut, ish-efektiv policie dhe tiranasit Marenglen Elezi. Debatet kanë nisur, sipas burimeve policore, për zërin e lartë të muzikës që vinte nga kioska e administruar nga pensionisti Dushku. Pushues në plazhin e Hidrovorit në Hamallaj që kanë qenë tek lokali i shtetasit Elezi i kanë kërkuar pronarit të lokalit të kërkojë nga fqinji i tij të ulë zërin e muzikës. Kjo ka sjellë edhe përplasjen e parë mes pronarëve për të shkuar më tej tek përdorimi i armës së zjarrit dhe vrasjen e 30-vjeçarit Marengel Elezi nga Tirana. Dëshmitarë të ngjarjes kanë pohuar në polici se sherri ka nisur një ditë para krimit pasi Dushku dhe Elezi janë fyer mes tyre për muzikën. Ndërsa e diela është mbyllur pa përdorim dhune, një ditë më pas gjithçka ka degjeneruar në sherr deri në përdorim arme. Pronari i lokalit Zihni Dushku, sipas policisë, ka kundërshtuar të ulë zërin e muzikës dhe kjo ka irrituar pronarin e rulotit pranë kioskës së Dushkut. Burime policore thonë se në momentin e sherrit tek lokali i tiranasit ka pasur edhe shokë të 30-vjeçarit Elezi, të cilët kanë këmbëngulur që ai të detyronte Dushkun të ulte zërin. Por situata ka dalë jashtë kontrollit pasi në kohën që Marenglen Jaho Elezi ka shkuar tek kioska e Zihni Dushkut ka nisur edhe sherri i madh. Policia ka thënë se pensionisti, dikur punonjës policie, ka dalë nga lokali me armë dhe ka shtënë në drejtim të 30-vjeçarit duke e lënë të vdekur. Në vendin e krimit efektivat kanë gjetur 5 gëzhoja model 56, kalibri 7.62 mm. Në derën e rulotit të Dushkut është gjetur edhe arma, e cila mendohet se është arma e krimit, një automatik model 56, prodhim kinez si dhe 1 krehër me 18 fishekë.
Në prani të fëmijëve
vret ish-burrin e motrës
KURBIN- Vritet një shtetas në sy të tre fëmijëve të tij të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Kurbin, ndërsa viktima është një 40-vjeçar, Alfred Gjeci. Ndërkohë pak minuta pas vrasjes policia ka arrestuar autorin e kësaj vrasjeje makabre, Alfred Sefgjini. 40-vjeçari mbeti i vrarë nga ish-kunati i tij Alfred Sefgjini edhe ky 40 vjeç, i cili kishte pak ditë që kishte ardhur në shtëpi pasi punonte si emigrant jashtë. Autori i krimit kishte debatuar fillimisht me viktimën në lokalin e këtij të fundit në dalje të tunelit të Shkopetit për një problem familjar që kishte lidhje me divorcin e së motrës me viktimën. Burime të policisë së Kurbinit thonë se vrasja ka ndodhur me armë automatike dhe në prezencë të tre fëmijëve të mitur të viktimës. Policia arrestoi autorin Alfred Sefgjinin vetëm pak minuta pas vrasjes.
Jashtë rrezikut
Tentojnë ta vrasin në lokal
FIER- Rreth orës 24.00 të ditës së djeshme në Patos të rrethit Fier në lagjen “1 Maji” dhe konkretisht në ambientet e lokal “Pista” është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi P. Manaj, i vitlindjes 1969, banues në Patos të rrethit Fier, i padënuar më parë. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi i mësipërm ka qenë i ulur në ambientet e këtij lokali në shoqërinë e miqve të tij dhe në këtë kohë një person i paidentifikuar është afruar nga mbas shpine dhe e ka qëlluar në kokë me armë zjarri pistoletë. Aktualisht i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e strukturave të policisë po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 78 dhe 22 të Kodit Penal. A. Damini
Motive banale
Dy sherre, dy plagosje,
arrestohen autorët
KORÇE- Dy grindje për motive të dobëta kanë lënë pas dy shtetas të rrahur dhe të dëmtuar fizikisht, ndërsa për dy autorët e ngjarjeve ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Sipas policisë së Korçës, ngjarja e parë ka ndodhur në orën 07.30 minuta në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, ku shtetasi Arben R. 35 vjeç pas një konflikti që kishte pasur me shtetasin Renato T., 44 vjeç i ka shkaktuar këtij të fundit dëmtime fizike. Ndërkaq një ngjarje tjetër konfliktuale mes dy shtetasve ka zënë fill në lagjen nr. 10 të Korçës, ku ka mbetur e dëmtuar një grua. Sipas policisë, autori i kësaj ngjarjeje është Oltion P., 34 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, ndërsa e dëmtuar, shtetasja Nexhmie P., lindur në Vranisht të Devollit dhe banuese në lagjen nr. 10 të Korçës. Mësohet gjithashtu se fill pas këtij sherri ka qenë shtetasja e dëmtuar ajo që i është drejtuar policisë për ndihmë ku dhe ka depozituar kallëzimin e saj penal. Lidhur me dy rastet e mësipërme policia bën të ditur se tashmë për dy autorët e ngjarjeve materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë. V. Hasani