E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate Olldashi-Braçe për projektin e jugut

Çështja e projekti të Menaxhimit të Integruar të Zonës Bregdetare dhe Pastrimit të saj, ka shkaktuar dje debate të ashpra në Kuvend, ku protagonistë ishin ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe nënkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Braçe.


Replikat kanë degjeneruar deri në sharje personale dhe fyerje. I pari që mori fjalën në lidhje me këtë çështje ishte Braçe, i cili pohoi se "Qeveria dhe përfaqësues të saj kanë gënjyer në shërbim të interesave klienteliste. Institucionet e drejtësisë duhet t'i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje".


Ndërkohë, Olldashi ka reaguar, duke thënë se plani i zhvillimit të bregdetit të jugut vendos vetëm kriteret e përgjithshme mbi të cilat do të zhvillohet kjo zonë dhe nuk përcakton njolla ndërtimi. "Ka pasur në të vërtetë një plan klientelist në fillim të vitit 2005, të bërë me ngut nga ish-zëvendësministri socialist Artan Lame, sot sekretar i asamblesë së partisë ", - deklaroi Olldashi.

Sipas tij, plani është në përputhje me udhëzimet e Bankës Botërore, gjë e cila u përgënjeshtrua pak kohë më pas nga vetë banka. Teksa Olldashi ishte ende duke folur, ka ndërhyrë Braçe, i cili ka kundërshtuar deklaratën. Në këtë moment, Olldashi i është drejtuar nënkryetarit të grupit kuvendor socialist: "Mbylle gojën, palaço i vogël. Ulu, shko ulu dhe pusho".

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›