E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri, babai godet me thikë djalin

Pogradec-Një sherr në familje është kthyer në skenë krimi pasditen e së dielës në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Policia bën të ditur se Guri Xhukellari ka plagosur me thikë djalin, Geni Xhukellari, 26 vjeç, pas një zënke të çastit në banesën e tyre.

Mësohet se të pranishëm ishin dhe familjarë të tjerë të familjes Xhukellari. 26-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka arrestuar babain, ndërsa po heton të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›