E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate në Këshillin Bashkiak për banesat në zonë e Berrylit



Mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak nuk është zhvilluar. Shkak është bërë debati për banorët në zonën e brryllit. Kryetari i Këshillit bashkiak por edhe anëtarët e tjetër hodhën propozimin që këtyre banorëve t’iu lihej dhe një muaj afat para se t’u shembeshin banesat. Mirëpo pas kësaj kërkese ka reaguar Eduard Shalsi duke thënë se kjo nuk ishte e mundur. Sipas tij banorët kishin një vit që e dinin për këtë vendim nga ana e bashkisë dhe sërish ata nuk kanë marrë masa. Ndërkohë shqyrtimi më i hollësishëm i projektvendimeve që ishin përcaktuar për t’u dikstuar ishte një tjetër arye e debatit mes naëtarëve të këshillit. Në fund ata kërkuan që të njiheshin më shumë dhe u vendos që të jepnin verdiktin në mbledhjen e ardhshme. Sipas njoftimit për shtyp në mbledhjen e djeshme ishin vendosur për t’u diskutuar disa çështje. Midis tyre ishte edhe Projekt Vendimi:“Për rishikimim e lejes së ndërtimit dhënë nga K.RR.T-ja, lëshuar për ndërtimin e nënstacionit elektrik mbi truallin e bashkëpronarëve Turdiu ndodhur në rrugën e “Barrikadave”. P/Vendim:“Mbi lidhjen e kontratës së privatizimit, për truallin, në favor të qytetarit Kiço Kolezi, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës Nr. 7007, datë 30.11.2005, të formës së prerë”. P/Vendim:“Mbi lidhjen e kontratës së privatizimit, për banesën Nr.146, rruga “Hoxha Tahsim”, në favor të qytetarit Mehmet Spahiu, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës Nr. 4261, datë 29.06.2005, të formës së prerë, i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit Nr. 932, datë 13.09.2006”.

31 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›