E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni “Pranvera”, në 2 muaj arrestohen 137 të kërkuar



TIRANË - Drejtoritë e Policisë në qarqe, në zbatim të Plan-Operacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në një hark kohor prej 2 muajsh, organizuar me qëllim parandalimin e veprave penale me përdorimin e armëve të zjarrit, i koduar me emrin “Pranvera”, kanë bërë të mundur kapjen e 137 personave të shpallur në kërkim, 9 nga të cilët për vrasje, bënë të ditur sot burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas këtyre burimeve, 46 persona janë arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje dhe mbas veprimeve hetimore të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 32 pistoleta, 43 automatikë, 14 pushkë model 56,4 armë gjahu, 8 predha granatahedhëse, 22940 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 52 copë granata, si dhe 2 kallëpe tritoli së bashku me fitilat zjarr përcjellës.

31 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›