Pensionet e ish-ushtarakëve, pse nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Qeveria e vazhdon të këmbëngulë: “ligji ishte i papërshtatshëm”.
Tiranë - Edhe pse Gjykata Kushtetuese iu ka dhënë të drejtë ish-ushtarakëve duke rrëzuar vendimin e qeverisë për të mos u njohur sigurimet shoqërore nga vitet 1992-1998, këta nuk kanë përfituar ende asgjë. Sipas vendimit të Kushtetueses shkurtin e vitit të kaluar, do të përfitonin të gjithë ushtarakët e liruar nga reforma. Në ligjin e Sigurimeve Shoqërore janë bërë ndryshime gjatë shkurtit të 2006, të cilat kanë qenë në disfavorin e kësaj kategorie. Ushtarakëve të liruar në vitet ‘92-‘98, që janë trajtuar me asistencë, do t’u njihet kjo periudhë si vjetërsi pune.
Ndryshimet e ligjit
Ligji i majit 2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, u ndryshua pak kohë më pas dhe ish-ushtarakët protestuan duke dashur që të mos iu hiqet e drejtë për trajtimin e tyre me pension suplementar, pasi ligji i majit 2005 kishte hyrë në fuqi në 1 janar të vitit 2006, por kishte mbetur pa u zbatuar për shkak se Qeveria e re nuk nxori aktet normative që do ta ndihmonin ligjin të zbatohej. Ish-ushtarakët iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për ta fituar të drejtën dhe kjo e fundit pas një shtyrjeje dha edhe vendimin. Ish-ushtarakët në rezervë/lirim kërkuan shfuqizimin e neneve 1, paragrafi 13, pika 2, neni 2, paragrafi 14, pika 5 e 6, neni 7, paragrafi 31/1 i shtuar, pika 1, shkronja “a” dhe “b” si dhe neni 9, paragrafi 34 të ligjit, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë”. Sipas tyre, këto nene përbëjnë diskriminimin e një pjese të ushtarakëve të dalë në rezervë/lirim apo pension, në raport me pjesën tjetër të ushtarakëve. Ata vlerësojnë se këto nene janë shkelje e karakterit konceptual, të cilat bien ndesh me parimin e sigurisë juridike, si pjesë përbërëse dhe e rëndësishme e shtetit të së drejtës, të garantuara edhe nga Kushtetuta e vendit. Diferencimi në trajtim nuk kishte një argumentim bindës e objektiv. Sipas ligjit të miratuar nga Qeveria “Nano” që në maj 2005, “e drejta e përfitimit të pensioneve suplementare për ushtarakun do të varen nga kushtet për përfitim, që nga vitet e shërbimit në FA, nga mosha dhe paga referuese së bashku me shtesat që ka përfituar, që përbëhet nga paga mujore për gradë sipas viteve të shërbimit, së bashku me shtesat që përfiton ushtaraku i së njëjtës gradë në çastin e lindjes së të drejtës së përfitimit”.
Argumenti
Qeveria e vazhdon të këmbëngulë se ligji ishte i papërshtatshëm për t’u zbatuar, dhe kërkon të bëhen ndryshime. Këshilli i Ministrave mendon se ligji ka efekte të papërballueshme financiare dhe një faturë që shkonte në 2.5 miliardë lekë në vit, gjë që gjithnjë është hedhur poshtë nga ish-ushtarakët që kanë llogaritur se kjo faturë nuk ishte asgjë më shumë se 1.2 miliardë lekë. Po sipas qeverisë, Forcat e Armatosura del se shpenzojnë më shumë nga buxheti vjetor i shtetit për pensione, se sa për modernizimin e tyre në kuadër të integrimit në NATO
31 Maj 2008