E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Eva Vishës, pranohet kërkesa për rivendosje në afat e Albenc Agos



TIRANË - Gjykata e Tiranës ka pranuar dje kërkesën për ta rivendosur edhe një here në afat të çështjes në ngarkim të Albenc Agos, i akuzuar për vrasjen 11 vjet më parë të Eva Vishës, nënës së këngëtares së njohur Elsa Lila. Vendimi u dha nga gjyqtari Gerti Hoxha, pas shqyrtimit për disa seanca të kërkesës së 40 vjeçarit, Albenc Ago, i dënuar në mungesë me 20 vjet burg nga Gjykata e Tiranës. Ky vendim nuk ishte apeluar pasi i kishte kaluar afati, por pas ekstradimit Ago kërkoi të rifillojë dhe një herë nga e para procesi gjyqësor në ngarkim të tij. Ai u shpreh në padinë për rivendosje në afat se gjatë kohës kur u gjykua nuk ka pasur dijeni se ishte person i shpallur në kërkim dhe për këtë arsye do të rigjykohet. Nga ana tjetër, Ago pretendon se nuk është vrasësi i Eva Vishës dhe ka prova për ta vërtetuar këtë fakt. Eva Visha u vra në vitin 1997 në kilometrin e 29-të të rrugës Tiranë-Elbasan. Për vrasjen e saj u akuzua 40 vjeçari, i cili në atë kohë ka punuar si shofer në Partinë Socialiste.

31 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›