Lirohet nga burgu Nikolin Jaka
Ish zëvendësministri i Transporteve ka lënë dje qelinë e paraburgimit. Jaka, i detyruar të paguajë edhe gjobën prej 500 mijë lekësh
TIRANË - Ish zëvendësministri i Transporteve Nikolin Jaka ka lënë dje qelinë e paraburgimit, pasi ka përfunduar dënimin e dhënë nga gjykata. Vendimi për lirimin e tij u dha nga Gjykata e Tiranës, e cila në një seancë të zhvilluar dje, hoqi masën e sigurisë për të pandehurin, i cili u dënua me 1 vit e 20 dite burg.
Vendimi
Dy javë më parë gjykata e dënoi ish zëvendësministrin me 12 muaj e 20 ditë burg, nga llogaritja e së cilave i mbetej veçse pak kohë në qeli. Ndërkohë, përveç ditëve të burgut, zëvendësministri Jaka, është i detyruar të paguajë edhe gjobën prej 500 mijë lekësh si dhe të mos ushtrojë funksione publike, për 3 vitet e ardhshme. Shkak për këtë masë dënimi, sipas vendimit, ka qenë deklarimi i tij fajtor për veprën penale të “ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ish zëvendësministri i Transporteve u arrestua në kuadër të operacionit “Duart e Pastra”. Së bashku me të u arrestuan edhe shtatë ish zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Transporteve të akuzuar për korrupsion pasiv.
Kërkesa
Prokuroria e Tiranës ka apeluar dy ditë më parë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë te Tiranës, për masën e dënimit për ish-zyrtarët e Drejtorisë së Rrugëve, të akuzuar për afera korruptive me tenderat e rrugëve. Organi i akuzës e ka konsideruar të tepërt uljen e masës së dënimit për 2 nga 7 të pandehurit e këtij procesi, konkretisht ish-zv/ministrit të Transporteve, Nikolin Jaka dhe ish- Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Ilirjan Berzhani, që u dënuan përkatësisht me 1 vit e 20 ditë burg dhe 500 mijë lekë gjobë dhe 2 vjet burg dhe 2.6 milion lekë gjobë. Së bashku me Jakën dhe Berzanin, Gjykata e Tiranës shpalli fajtor dhe dënoi me masa të ndryshme dënimi ish-drejtorin e Drejtorisë Juridike, Arian Shetin, ish-drejtorin e Drejtorisë se Koordinimit ne Drejtorinë e Rrugëve, Xhevahir Muçogllava, ish-drejtorin e Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Bashkim Kamberi, si dhe dy biznesmenët, Isuf Ukperaj dhe Skënder Bokçiu. Gjykata vendosi gjithashtu mospjesëmarrjen për periudha të ndryshme kohore të këtyre ish-funksionarëve në funksione publike.
31 Maj 2008