E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate në Kuvend për të verbrit

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, kërkoi që në Kuvend të diskutohet edhe për këtë çështje.

“Aktualisht zhvillohet një demonstrim i të verbërve para Kuvendit. Ata kanë depozituar kërkesë që një përfaqësi e tyre të asistojnë në punimet e Kuvendit. Kërkoj që kjo kërkesë e tyre të merret parasysh, duke parë edhe pamundësitë e tyre fizike për të qëndruar në pritje”, tha Ruçi.

Një përfaqësi prej 10 personash e kësaj kategorie u pranuan të hynë në Kuvend. Ai kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të merren parasysh kërkesat e tyre. Në seancën e sotme parlamentare po diskutohet për projektligjin e kthimit dhe kompensimin e pronave si dhe për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.

/vijon..../

                                                                                             2012-03-15 11:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›