E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infrastruktura dixhitale e kryeministrit

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i theksoi se projekti “Shqipëria Dixhitale është infrastruktura më e shkëlqyer që mund t’i jepet vendit për të kaluar nga grupi vendeve të varfra në grupin e vendeve më të zhvilluara”.

Berisha theksoi se kjo garë mjaft e rëndësishme organizohet për herë të parë në Shqipëri. “Bota sot rrotullohet rreth inovacionit. S’ka asgjë më të rëndësishme se përpjekja jonë në këtë fushë. Përdorimi i internetit ishte ndër më të ulëtit në planet 4.8 %. Por qeveria përcaktoi këtë objektiv me bindjen më të thellë se "Shqipëria Dixhitale" është infrastruktura më e shkëlqyer që mund t’i jepet vendit për të kaluar nga grupi vendeve të varfra në grupin e vendeve më të zhvilluara. Qeveri bëri gjithçka për shtrirje sa më të madhe të teknologjisë së informacionit”, tha Kryeministri.

“Kam besimin më të madh tek përpjekja jonë për të sjellë Shqipërinë në moshën dixhitale. Përpjekje që ka bërë që vendi sot të ketë një nga përdorimet më të larta të internetit në Evropë. Shqipëria vitin e shkuar qe e dyta në botë për sa i përket treguesit të gatishmërisë së rrjetit”, tha Berisha, duke shtuar se, “Shqipëria do mund të bëhet dhe mbetet dixhitale vetëm e vetëm duke mbështetur inovacionin në këtë fushë”. /Start/

                                                                                             2012-03-15 11:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›