Rama niset sot ne Bruksel takim me komisionerin Stefan Fule
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama se bashku me nje nga drejtuesit e grupit parlamentar te saj Taluant Balla do te jene sot ne Bruksel ne nje vizite qe ka si axhende krizen politike ne vend. Sipas njoftimeve nga selia roze kontakti i nivelit te larte ne kete drejtim do te jete komisioneri i Bashkimit Europian per Zgjerim Stefan Fule i cili se fundmi eshte bere protagonist i mbikeqyrjes se problemit te pazgjidhur ne Shqiperi. Ne pikepamje politike Edi Rama shkon ne kete vizite me kredenciale te reja pasi ne qendrimet e fundit PS-ja eshte terhequr nga kerkesa per fletet e votimit qe ishte edhe alibia me e forte e demokrateve ne drejtim te procedures juridike. Madje dokumenti i fundit socialist per hetimin parlamentar te zgjedhjeve perputhet plotesisht me Rezoluten e PE-se qe mbeshtetet dhe eshte hartuar nen vemendjen e plote te komisionerit per Zgjerim Stefan Fule. Pertej interesit te mirefillte socialist vizita e sotme ka nje rendesi te madhe edhe per ecurine politike te te gjithe vendit. Mjafton te kujtohet se kriza e tanishme e ngritur mbi pretendimin opozitar per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ishte nje nga arsyet qe penalizoi marrjen e statusit te vendit kandidat. Me tej akoma Fule u shpreh qarte se opinioni i BE-se nuk ishte nje jo e mirefillte por nje shtyrje cka e aktualizon zgjidhjen e krizes si nje detyrim madhor dhe urgjent per klasen politike. Vete nderhyrja nderkombetare ne kete rast ka krijuar hapesira te reja loje per sa kohe qe afatet po vijne ne fushen elektorale te 8 majit 2011 qe dikton pergjegjesi te reja. Konkretisht vizita e Edi Rames mund te sherbeje si nje mundesi per te parashtruar me qarte opsionin socialist sikurse per te nxitur presionin e BE-se ndaj nje qeverie qe vijon te manovroje me elemente procedurale pa pranuar te perballet me permbajtjen e ofertes opozitare dhe kohen qe po i vihet ne dispozicion.
Rama leter ambasadoreveFletet e votimit nuk do te jene me kushti per marredhenie normale te Partise Socialiste me Parlamentin shqiptar. Kjo behet e ditur ne letren qe kreu socialist Edi Rama i ka nisur selive diplomatike ne Tirane perfaqesuesit te BE dhe prezences se OSBE-se. Duke nenvizuar progresin e bere dhe hapat e hedhur nga ana e opozites ne drejtim te transparences dhe arritjes se kompromisit Edi Rama ka bere te njohur nje nisme te re qe synon rritjen e sensibilitetit te faktorit nderkombetar. Po keshtu ai ka siguruar selite diplomatike se oferta e dorezuar kryeministrit Sali Berisha prej tij personalisht se bashku me firmat e 30 deputeteve nuk parashikon me nje hetim mbi fletet e votimit pavaresisht se bindja e PS mbetet se ajo eshte nje kerkese te tille legjitime. Duam ne dispozicion te Komisionit Hetimor per zgjedhjet mu sic shkruhet ne Rezoluten e Parlamentit Evropian kutite e materialeve zgjedhore. Jo fletet e votimit thuhet ne letren e Edi Rames. Me plotesimin e ketij kushti kreu socialist ka siguruar edhe nisjen e punes per reformen e re zgjedhore qe eshte nje proces mbi te cilin qendron interesi dhe vemendja e shumekujt.