Koci Ne nismen e ish-presidenteve te perfshihen edhe ish-kryeministrat
Partia Socialiste e Vertete pershendet nismen Moisiu-Meidani per ndryshimin e skemes aktuale kushtetuese. Ne nje njoftim per shtyp kreu i PSV-se Petro Koci ben te ditur se Ndryshimi i Kushtetutes eshte pjese thelbesore e programit politik te PSV.
Partia jone do shfrytezoje cdo fuqi te saj per te nxitur pjesemarrje masive popullore me rastin e referendumit te mundshem per kete ceshtje. Kjo nisme behet edhe me e domosdoshme per shkak se ndryshimet kushtetuese te 21 prillit 2008 perbejne shkakun kryesor te krizes se sotme politike ne marredheniet mes institucioneve themelore te shtetit. Kjo iniciative eshte nje shans i madh per opoziten per te korrigjuar gabimet e veta ne marreveshjen PS PD te 21 prillit 2008. PSV i ben thirrje LSI ti bashkohet kesaj nisme meqe ajo ka qene pjese e Komitetit per Mbrojtjen e Kushtetutes dhe per te deshmuar se mbetet parimore per kete ceshtje. PSV gjykon se nismes Moisiu-Meidani duhet ti bashkohen edhe personalitetet kryeministrore te PS si Fino Nano apo Majko.